Rusia synon marrëveshje kontroverse me Iranin

Ministri i Ekonomisë i Rusisë, Aleksei Ulyukayev, ka thënë të dielën në Teheran se është optimist se marrëveshja do të finalizohet “në të ardhmen e afërt”.
Burimet thonë se marrëveshja naftë-mallra mund të kapë vlerën e 20 miliardë dollarëve.
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se marrëveshja e tillë mund të ngrejë “shqetësime serioze” dhe të jetë në kundërshtim me bisedimet midis gjashtë fuqive botërore - përfshirë Rusinë - dhe Iranit, në lidhje me programin bërthamor të Republikës Islamike.
Ulyukayev ka thënë se Rusia mund të dërgojë në Iran pajisje për industrinë e naftës dhe të gazit, makineri bujqësore, makina dhe aeroplanë.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































