Rusia sulmon masivisht qytetet ukrainase - shfaqen pamjet tronditëse të një ndërtese të dëmtuar

Rusia gjatë natës kreu një sulm të jashtëzakonshëm ndaj qyteteve ukrainase, duke përdorur një kombinim dronësh dhe raketash për të goditur objektiva në mbarë vendin.
Sipas raportimeve të grupeve vëzhguese, Rusia ka lëshuar raketa hipersonike “Kinzhal” si dhe raketa lundruese dhe balistike në rajone të ndryshme të vendit.
Qytetet Kremenchuk, Kiev, Dnipro, Kharkiv dhe Chernihiv ishin objektivat kryesore të sulmeve, ndërsa goditje u regjistruan edhe në rajonet Dnipropetrovsk dhe Poltava. Eksplozione u dëgjuan edhe në qytetin Sumy, si dhe në rajonin e Odessa.
Në Kiev u dëgjuan shpërthime që herët në mëngjes, sipas reporterit të “Kyiv Independent” që ndodhej në vendngjarje. Zyrtarët bënë të ditur se aktivizohej mbrojtja ajrore për shkak të një sulmi më të gjerë rus me dronë ndaj kryeqytetit.
Even just looking at this video is difficult. It breaks my heart to see these innocent ppl being evacuated into the darkness and cold of the night in Dnipro.Many of them lost everything tonight.
There is no justice left, only the power of brute force.#RussianWarCrimes
💙💛🇺🇦🇸🇪 pic.twitter.com/tXPO8ObYdA
— Staffanh (@espeedwave) November 8, 2025
Kryebashkiaku i Kievit, Vitaliy Klitschko, më vonë njoftoi se në lagjen Pechersk shpërtheu një zjarr pasi pjesë të një droni të rrëzuar ranë aty.
Shërbimi shtetëror për emergjenca në Ukrainë komunikoi se katër kamionë të vegjël në atë lagje u kapën nga zjarri, dhe se u dëmtuan dy ndërtesa si dhe automjete të parkuara pranë.
Sulmi ndaj kryeqytetit u bë mes një ofensivë më të gjerë ndaj qyteteve pranë vijave të frontit ukrainas. Gjatë natës u dëgjuan alarme të sulmeve ajrore në të gjithë vendin për shkak të raketave balistike ruse që synuan rajonet qendrore, jugore dhe lindore të Ukrainës.
Ministrja e Energjisë së Ukrainës, Svitlana Hrynchuk, deklaroi se sulmi i masiv me raketa dhe dronë ishte drejtuar ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, gjë që çoi në ndërprerje të rrymës në disa rajone.
Rusia sulmoi gjithashtu qytetin Dnipro dhe periferi të tij me dronë kamikazë. Njëri prej tyre goditi një bllok banimi, si pasojë e çka u shembën disa kate. /Telegrafi/













































