LAJMI I FUNDIT:

Rusia me strategji për të shmangur sanksionet – krijoi kompani të frutave në Serbi për të blerë pajisje ushtarake

Rusia me strategji për të shmangur sanksionet  – krijoi kompani të frutave në Serbi për të blerë pajisje ushtarake

Disa kompani nga Serbia, të themeluara nga shtetas rusë, shërbejnë për të anashkaluar sanksionet e vendosura të BE-së dhe SHBA-s ndaj Rusisë dhe për të blerë komponentë që përdoren në prodhimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake, shkruan portali Rrjeti Ballkanik i Sigurisë.

Siç thuhet në këtë portal, Rusia përpiqet në çdo mënyrë t’i sigurojë industrisë së saj ushtarake komponentë të prodhimit të huaj, gjë që tashmë është problem për shkak të sanksioneve, ndaj i drejtohet dinakërisë dhe prokurimit përmes vendeve të treta, përfshirë edhe Serbinë, raporton N1.

“Mediat serbe njoftuan së fundmi se disa kompani të themeluara nga shtetas rusë shërbejnë për të anashkaluar sanksionet e BE-së dhe SHBA-së përmes prokurimit të mallrave të nevojshme për prodhimin ushtarak, përfshirë GoodForwarding d.o.o. nga Beogradi. Ato pretendime konfirmohen edhe nga të dhënat e disponueshme komerciale për tregtinë ndërkombëtare, në të cilat kishte qasje Rrjeti Ballkanik i Sigurisë”, shkruan portali, duke shtuar se bëhet fjalë për një kompani të regjistruar në Agjencinë e Regjistrave Tregtarë për tregtinë e pemëve dhe perimeve.


Publikohet videoja e keqtrajtimit të rekrutëve rusë: Komandanti i zhvesh dhe i rrah brutalisht
Lexo po ashtu Publikohet videoja e keqtrajtimit të rekrutëve rusë: Komandanti i zhvesh dhe i rrah brutalisht

Teksti shton se kjo kompani është një “burim i rëndësishëm furnizimi” për Rusinë me mikroçipe dhe pllaka qarkore të prodhuesve të Lindjes së Largët dhe Perëndimore, të nevojshme për prodhimin e raketave, dronëve, armëve dhe pajisjeve të tjera ushtarake.

Shtohet se të dhënat tregojnë se në fund të vitit të kaluar kompania kishte 42 transaksione me kompanitë nga Kina, SHBA, Tajvani, Japonia, Britania e Madhe, Koreja e Jugut, Malajzia dhe Tajlanda, komponentët e të cilave më pas u eksportuan në Rusi.

Portali shton se aktivitete të tilla paraqesin shkelje të mundshme të një sërë sanksionesh dhe marrëveshjesh ndërkombëtare dhe se biznesi i kësaj natyre është në kundërshtim me politikën zyrtare të Serbisë.

“Edhe pse Beogradi nuk ka vendosur masa kufizuese kundër Rusisë, Qeveria e Serbisë ka thënë se nuk do të lejojë që ajo të jetë platformë për anashkalimin e sanksioneve ndërkombëtare”, thuhet në tekst. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Peshkaqeni i madh po notonte “si kurrë më parë” në ujërat e cekëta të një plazhi spanjoll, përballë turistëve të habitur

Peshkaqeni i madh po notonte “si kurrë më parë” në ujërat e cekëta të një plazhi spanjoll, përballë turistëve të habitur

Evropa
Shkon në gjashtë numri i të vdekurve në Kroaci, policia zbulon identitetin e vrasësit

Shkon në gjashtë numri i të vdekurve në Kroaci, policia zbulon identitetin e vrasësit

Kroacia
Pas muajsh pritjeje, NATO do të dërgojë aeroplanët e parë luftarakë F-16 në Ukrainë

Pas muajsh pritjeje, NATO do të dërgojë aeroplanët e parë luftarakë F-16 në Ukrainë

Botë
Orban me anë të një fjalimi paralajmëron për një

Orban me anë të një fjalimi paralajmëron për një "rend të ri botëror" dhe shpreh mbështetjen për Trumpin

Botë
Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Botë
Shtohen dyshimet për atentatin, Trump:

Shtohen dyshimet për atentatin, Trump: "Si u ngjit dikush në çati dhe pse nuk u raportua?"

Amerika
Kalo në kategori