LAJMI I FUNDIT:

Rusia pretendon se ka rekrutuar 16,000 njerëz në Lindjen e Mesme, për të luftuar në Ukrainë – tregohet edhe “pagesa mujore”

Rusia pretendon se ka rekrutuar 16,000 njerëz në Lindjen e Mesme, për të luftuar në Ukrainë – tregohet edhe “pagesa mujore”

Ushtarëve sirianë u ofroheshin deri në 5000 funte (rreth 5900 euro) në muaj për të luftuar në vijën e frontit për Rusinë në Ukrainë, kishin shkruar më herët mediat e huaja.

Dhe tani BBC News Arabic raporton se Rusia thotë se ka regjistruar rreth 16,000 rekrutë nga Lindja e Mesme, me mediat sociale në Siri të vërshuara me kërkesa që njerëzit të bashkohen me trupat ruse.

Një rekrutues i tha BBC-së: “Rekrutimi në Ukrainë është tamam si ne rekrutuam në Libi; ka përfaqësues në rajone”.


Ushtarët e plagosur rusë duken të tmerruar ndërsa u jepen ‘medaljet e trimërisë për kontributin në Ukrainë’
Lexo po ashtu Ushtarët e plagosur rusë duken të tmerruar ndërsa u jepen ‘medaljet e trimërisë për kontributin në Ukrainë’

“Ju keni të drejtë të ndryshoni vendimin tuaj pasi të aplikoni. Askush nuk do t’ju detyrojë të shkoni”.

Sipas mediumit britanik, ekonomia e Sirisë, tashmë e shkatërruar nga lufta civile, tani përballet me një rritje të çmimit të gjërave thelbësore si gruri – duke e bërë ofertën ruse të duket “edhe më joshëse”.

Rusia ka mbështetur regjimin sirian gjatë luftës civile të vendit dhe lajmet shtetërore ruse pretendojnë se “ushtarët sirianë duan të kthejnë atë që ishte bërë për ta”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për ndryshimin kushtetues, duke hequr “frenën e borxhit”

Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për ndryshimin kushtetues, duke hequr “frenën e borxhit”

Evropa
Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Botë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Evropa
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Botë
Kalo në kategori