LAJMI I FUNDIT:

Rusia po rekruton mercenarë nga Serbia për luftën në Ukrainë – një ndër rekrutuesit kryesor është djali i Sllobodan Millosheviq

Rusia po rekruton mercenarë nga Serbia për luftën në Ukrainë – një ndër rekrutuesit kryesor është djali i Sllobodan Millosheviq

Më 15 shtator, Vladimir Putin tha se Rusia nuk do të rekrutojë mercenarë të huaj në ushtrinë e saj dhe nuk ka nevojë për “njerëz nga jashtë”.

Megjithatë, menjëherë pas kësaj, një grup tjetër prej 30 mercenarësh nga Serbia fluturuan drejt Moskës për t’iu bashkuar Divizionit 106 Ajror. Kush dhe si po rekruton qytetarë të vendeve të tjera për ushtrinë ruse, zbuloi Shërbimi rus i BBC-së.

Moska po përpiqet të rekrutojë deri në disa qindra qytetarë serbë për të marrë pjesë në luftën në Ukrainë.


Udhëheqës kryesor të rekrutimit janë komandanti serb Davor Savicic, i cili ka luftuar në lindje të Ukrainës që nga viti 2014; Aleksandar “Surgeon” Zaldostanov, udhëheqësi i “Ujqërve të Natës”; dhe djali i ish-presidentit të Jugosllavisë, Sllobodan Milosheviq, Marko, i cili jeton në Rusi.

Vukashin Stevanoviq pretendon se ai punon në Rusi si një ndërtues i zakonshëm

Fakti që mercenarët serbë po marrin pjesë në luftën në Ukrainë u konfirmua në fund të gushtit nga Savicic dhe snajperi serb, Dejan Beriq në transmetimin e programit Solovyov Live.

Savicic tha se batalioni i tij ishte në zonën e aeroportit Hostomel afër Kievit në fillim të luftës, pas së cilës ata u transferuan në Kharkiv dhe më pas në fshatin Bohorodychne, rrethi Kramatorsk, Donetsk.

Në fillim të vitit, krerët e qarqeve dhe kompanive shtetërore u ngarkuan të rekrutojnë 150 mijë vullnetarë në mënyrë që deri në vjeshtë të vitit 2023 të zëvendësojnë 50 për qind të të mobilizuarve, të rekrutuar gjatë valës së mobilizimit të vjeshtës së vitit 2022.

Në një nga takimet e fundit me kryeministrin rus, Mikhail Mishustin, u tha se plani për rekrutimin e vullnetarëve ishte përfunduar vetëm 70 për qind dhe guvernatorët duhet ta zbatojnë atë 100 për qind deri në fund të këtij viti.

Presidenti Vladimir Putin, duke folur në Forumin Ekonomik të Lindjes së Largët më 12 shtator, pohoi se 270 mijë njerëz kishin nënshkruar vullnetarisht kontrata gjatë gjashtë deri në shtatë muajve të fundit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Botë
Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Azia
Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Botë
Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Botë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Kalo në kategori