LAJMI I FUNDIT:

Rusia po “pozicionohet për ta goditur Ukrainën” – thotë Sekretari amerikan i Mbrojtjes

Rusia po “pozicionohet për ta goditur Ukrainën” – thotë Sekretari amerikan i Mbrojtjes

Duke folur në Vilnius, Lituani, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se ishte e qartë se Rusia kishte marrë një vendim dhe po lëvizte në pozicionet e duhura për të kryer një sulm ndaj Ukrainës.

“Ata janë duke u pozicionuar dhe tani gati për të goditur”, tha Austin.

“Nëse shikoni qëndrimin në të cilin ai është sot, duket se (Putini) ka marrë një vendim dhe ata po lëvizin në pozicionet e duhura për të kryer një sulm”.


Austin përsëriti komentet e mëparshme nga presidenti amerikan, Joe Biden se presidenti rus Vladimir Putin kishte vendosur të pushtonte pas disa javësh ku SHBA-ja thoshte se ai nuk kishte marrë një vendim.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes dhe të tjerët në SHBA vazhdojnë të thonë se diplomacia është ende e mundur, dhe ai shtoi, “Unë besoj se ne duhet të përpiqemi deri në minutën e fundit, derisa të mos jetë e mundur”.

Ndryshe, të premten, presidenti Biden tha se ai besonte se forcat ruse synonin ta sulmonin Ukrainën “në javën e ardhshme”, ose edhe më herët, dhe se një sulm do të vë në cak kryeqytetin ukrainas të Kievit.

“Që nga ky moment, jam i bindur se ai e ka marrë vendimin”, tha Biden. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Serbia
Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Serbia
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Evropa
Kalo në kategori