LAJMI I FUNDIT:

Rusia po kërkon burgosjen e liderit opozitar, Alexei Navalny

Rusia po kërkon burgosjen e liderit opozitar, Alexei Navalny

Autoriteti rus i Burgjeve (FSIN) ka kërkuar që Alexei Navalny të zëvendësojë dënimin me kusht në çështjen Yves Rocher me burgim efektiv.

Lajmin e ka bërë të ditur vet lideri i opozitës ruse, duke shtuar se, ai mund të burgoset nëse kthehet në Rusi pas helmimit të tij.

Kritiku i presidentit Vladimir Putin, i cili aktualisht është duke u shëruar në Gjermani pas asaj që shkencëtarët evropianë kanë konfirmuar helmim e tij me agjentin nervor Novichok, është zotuar se do të kthehet në Rusi pasi të shërohet plotësisht.


“Putini është aq i tërbuar pasi i mbijetova helmimit nga ana e tij, saqë ai urdhëroi FSIN të shkonte në gjykatë dhe të kërkonte që dënimi im me kusht të ndryshohej në një dënim efektiv. Pavarësisht nga fakti se dënimi im me kusht ka përfunduar më 30 dhjetor [2020]”, ka njoftuar ai në Twitter, përcjell Telegrafi.

Përpjekjet e mëparshme të FSIN-it për të rrëzuar dënimin me kusht të Navalnyit dhe burgimin e tij, ishte refuzuar nga një gjykatë në Moskë në vitin 2017.

Kujtojmë se më 20 gusht të vitit të kaluar, Navalny filloi të ndihej keq derisa nga qyteti Tomsk po fluturonte për në Moskë. Aeroplani u detyrua të bënte ulje të paplanifikuar në Omsk të Siberisë.

Pjesëtarët e Shërbimit Sekret të Rusisë (FSB) të përfshirë në helmimin e Alexei Navalny me Novichok - plani kishte filluar që nga viti 2017
Lexo po ashtu Pjesëtarët e Shërbimit Sekret të Rusisë (FSB) të përfshirë në helmimin e Alexei Navalny me Novichok - plani kishte filluar që nga viti 2017

Ai ishte dërguar në Gjermani për trajtim. Mjekët e ushtrisë në spitalin Charite të Berlinit ishin të parët që thanë se ai ishte helmuar me Novichok. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Azia
Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Amerika
Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

Amerika
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Kalo në kategori