LAJMI I FUNDIT:

Rusia në prag të falimentimit financiar teksa afrohet afati i pagesës së borxhit

Rusia në prag të falimentimit financiar teksa afrohet afati i pagesës së borxhit

Rusia është në prag të falimentimit historik financiar, nga viti 1998, që lidhet me borxhin, pasi afati i së dielës për ta bërë pagesën në vlerë prej 100 milionë dollarësh, duket se do të skadojë.

Edhe pse thuhet se ka para për ta bërë një gjë të tillë, kjo është e pamundur ngase sanksionet kanë bërë që të mos pranohen pagesat nga kreditorët ndërkombëtarë.

Kremlini ka hyrë pashmangshëm në një rrugë për të falimentuar që kur sanksionet ekonomike u vendosën për herë të parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë.


Këto sanksione kufizuan qasjen e vendit në rrjetin bankar ndërkombëtar, e cila përpunon pagesat nga Rusia për investitorët në mbarë botën. Rreth 40 miliardë dollarë i borxhit mbahet jashtë të Rusisë.

Pagesa e interesit prej 100 milionë dollarësh duhej të paguhej më 27 maj. Rusia thotë se paratë ia kanë dërguar bankës Euroclear, por kjo pagesë ka mbetur pa u shpërndarë te kreditorët.

Britania e Madhe bashkohet me SHBA-në, Japoninë dhe Kanadanë për të ndaluar importet e arit nga Rusia
Lexo po ashtu Britania e Madhe bashkohet me SHBA-në, Japoninë dhe Kanadanë për të ndaluar importet e arit nga Rusia

Ministri rus i Financave, Anton Siluanov ka pranuar se investitorët e huaj “nuk do të mund t’i merrnin pagesat”.

“Bankat korrespondente, sistemet e shlyerjes dhe kleringut, depozituesit – janë të ndaluara të kryejnë çdo operacion në lidhje me Rusinë. E dyta është se investitorëve të huaj u ndalohet shprehimisht të marrin pagesa nga ne”, tha Siluanov.

Agjencitë që bëjnë vlerësimin kreditor, normalisht do të luanin rolin e treguesit zyrtar të se një gjë e tillë po ndodh, mirëpo atyre u ndalohet të mbulojnë Rusinë, pas vendosjes së sanksioneve. Përndryshe, vetë kreditorët mund të deklarojnë për një mospagim dhe të kërkojnë që Rusia të paguajë menjëherë të gjithë vlerën e borxheve.

Vendet që dështojnë, zakonisht e kanë të pamundur të huazojnë më shumë para, por Rusia tashmë është e ndaluar ta bëjë një gjë të tillë në tregjet perëndimore për shkak të sanksioneve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Super Viva sjell

Super Viva sjell "Ofertën që ta gëzon zemrën" për Ramazan!

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Përmbyllet projekti për promovimin e trashëgimisë kulturore mes Kosovës dhe Malit të Zi

Përmbyllet projekti për promovimin e trashëgimisë kulturore mes Kosovës dhe Malit të Zi

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori