Rusët e kishin rrëmbyer javën e kaluar, lirohet kryetari i qytetit të Melitopolit - Zelensky i jep vetëm një ditë pushim

Kryetari i qytetit të Melitopol, Ivan Fedorov, i cili ishte rrëmbyer javën e kaluar nga forcat ruse, tani është lënë i lirë.
Së fundi është publikuar një video teksa Fedorov dëgjohet duke biseduar në telefon me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyn.
Presidenti i buzëqeshur ukrainas i thotë gjithashtu Fedorovit se mund të ketë "vetëm një ditë pushim".
https://twitter.com/NikaMelkozerova/status/1504141915196997632
Autoritetet ukrainase kishin konfirmuar se Fedorov ishte rrëmbyer nga forcat ruse të premten e kaluar.
Disa pamje treguan se ai po largohej nga ndërtesa qeveritare e qytetit, me sa duket i rrethuar nga ushtarë rusë.
Mbetet misterioz lirimi i tij pasi disa raportime thonë se ai u shpëtua nga forcat ukrainase. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































