LAJMI I FUNDIT:

Rusët besojnë që presidenti Putin mbron interesat e oligarkëve dhe jo të qytetarëve

Rusët besojnë që presidenti Putin mbron interesat e oligarkëve dhe jo të qytetarëve

Sipas medium rus TV Rain, nga hulumtim i opinionit publik i kryer nga qendra “Levada”, vërehet trendi në rrënie i mbështetjes dhe besimit të rusëve për presidentin Vladimir Putin.

Kësaj here pyetësori i hulumtimi nuk kishte të bënte direkt me mbështetjen e tij, por me atë se interesat e kujt i mbështet Putini. Për të arritur te ky rezultat sociologët e “Levanda”-së kanë bërë shtatë hulumtime të opinionit për publikun rus.


Rezultatet e hulumtimit për TV Rain i kishte shpjeguar sociolog Denis Volkov.

Sipas Volkov, nga rezultatet e hulumtimit, 38 për qind e të anketuarve besojnë se presidenti Putin i mbron interesat e oligarkëve, bankierëve dhe biznesmenëve të mëdhenj rus.

Rezultatet e hulumtimit të prezantuara nga “Livada”

Në anketimin e parë, vetëm 26 për qind e pjesëmarrësve besonin që ai i mbron interesat e oligarkëve, pra kemi një rritje prej 12 për qind.

Pos mbështetjes së oligarkëve, 37 për qind e të anketuarve besojnë që Putin i mbron interesat e strukturave të sigurisë dhe ushtrisë.

Vetëm 18 për qind e të anketuarve besojnë që ai i mbron interesat e klasës së mesme, e cila klasë përbën numrin më të madh të banorëve të Rusisë.

Është interesant fakti që për herë të parë në njëzetë vitet e udhëheqjes së Putinit, oligarkët dalin si më të preferuar e presidentit Putin, duke lenë mbrapa strukturat e sigurisë dhe ushtrisë, të cilët në të gjitha hulumtimet e mëhershme dilnin si më të preferuarit e tij.

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Botë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin

Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin "e diskutueshëm" rus të mbrojtjes S-400?

Turqia
Dhjetëra miliarda funte fonde shtesë - Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së

Dhjetëra miliarda funte fonde shtesë - Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së

Evropa
Kalo në kategori