LAJMI I FUNDIT:

Rukiqi: S’merret seriozisht një Qeveri që për 500 ditë s’mund ta funksionalizojë një urë 38 metra

Rukiqi: S’merret seriozisht një Qeveri që për 500 ditë s’mund ta funksionalizojë një urë 38 metra

Berat Rukiqi, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka kritikuar Qeverinë e Albin Kurtit për dështimin e saj në përfundimin e Urës së Badovcit.

Në një postim në Facebook, Rukiqi ka theksuar se gjatësia e kësaj ure është vetëm 38 metra dhe ka shprehur zhgënjimin që, pas më shumë se 500 ditësh, ura ende nuk është funksionale.

“Në foto është Ura e Badovcit. Pjesa që duhet të punohet për ta bërë urën funksionale ka një gjatësi prej 38 metrave. Tashmë po bëhen mbi 500 ditë që kjo urë nuk është në funksion dhe ende nuk duket as në horizont përfundimi i saj”, ka shkruar Rukiqi.


Ai ka shtuar se ky dështim është një simbol i paaftësisë së kësaj qeverisjeje, duke theksuar se mungesa e progresit dhe e bashkëpunimit në vend janë dëshmi të mëtejshme të kësaj paaftësie. “Një qeveri e paaftë që nuk arrin, për rreth 500 ditë të tëra, të përfundojë një urë prej 38 metrash, nuk e merr askush seriozisht,” ka përfunduar ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Lajme
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Kalo në kategori