Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, deklaroi se 65% e kompanive në Kosovë kanë pësuar ndikim negativ, ndërsa 50% e kompanive vlerësohet se kanë pësuar ndikim shumë negativ nga situata e krijuar nga pandemia COVID-19.
Sipas tij, të gjithë sektorët e kanë pësuar por me theks të veçantë sektorët që janë mbyllur që nga dita e parë.
Rukiqi, në një bisedë në Radio Dukagjini, deklaroi se nga vlerësimet që ka bërë Oda Ekonomike e Kosovës del se rreth 10 milionë euro në ditë janë humbjet e Kosovës gjatë kësaj periudhe.
Në pyetjen se sa do të ketë ndikim në biznese pagesa e TVSH-së për shkurt dhe mars 2020, tatimit e kontributeve pensionale për mars 2020 dhe pagesa e deklarimit në fitim të vitit 2019, Rukiqi tha se “ende jemi duke negociuar me Ministrinë e Financave dhe të Transfereve që të ketë një lehtësim për shkak se bizneset ballafaqohen me probleme likuiditeti dhe normalisht pastaj këto mund të përcillen me dëme shtesë për bizneset”.
“Kemi kërkuar që së paku të mundësohet riprogramimi i borxhit që është akumuluar dhe atij që mund të krijohet. Duhet të mundësohet ndoshta që në dy javët e ardhshme të krijohet një mundësi për bizneset që në pamundësi për të bërë pagesat, të bëjnë një marrëveshje me ATK-në që t’i shtyjnë pagesat për pjesën tjetër të vitit”.
Sipas Rukiqit, bizneset duhet të dëshmojnë se nuk kanë mundësi që t’i paguajnë obligimet tatimore deri në afatin e përcaktuar, deri më 30 prill 2020.
Ai tha se Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar një afat shtesë, që të shtyhet deklarimi dhe pagesa e obligimeve tatimore dhe në këtë afat pastaj të mundësohet marrëveshja me ATK-në që të shtyhen në një kohë edhe më të gjatë.
Sipas Rukiqit, rimëkëmbjes ekonomike në Kosovë pas pandemisë do i ndihmojnë shumë 100 milionë euro përkrahje nga BE, nga 3.3 miliardë sa kanë ndarë për gjitha vendet që janë jashtë BE-së.
Rukiqit tha se është me rëndësi të absorbohen këto mjete bashkë me mjete të tjera që janë në dispozicion nga institucione të tjera financiare, nga hapësirat në buxhet, nga bilanci bankar dhe nga mundësia për me e rrit borxhin publik, që të krijohet pakoja e rimëkëmbjes ekonomike në vend, në vlerë deri në 600 milionë euro.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Rektori i UBT-së prezantoi modelin “UBT Smart City” në Universitetin e Cambridge

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!
Dhjetë familjet mbretërore më të pasura në Evropë, nuk është mbretëresha Elizabeth II në vend të parë

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa