Mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani do të luajë në Ligën e Kampionëve me Rennesin, pasi thuhet se klubet kanë rënë dakord për huazimin e tij.  

Qendërmbrojtësi ka qenë i lidhur gjithashtu edhe me Neëcastle United, West Ham, Fulham, Sevilla dhe Valencia.


Sidoqoftë, Sky Sport Italia shkruan se ai ka arritur një marrëveshje për t'u bashkuar me Stade Rennes në Ligue 1, si huazim me një kosto prej 1.5 milionë euro.

cristiano ronald daniele rugani juventus 75tjicno34pl1405hrbq24q7h

Klubi francez do të paguajë pagën e tij të plotë gjatë periudhës së huazimit, por nuk do të ketë mundësi blerje.

Rennes janë kualifikuar në Ligën e Kampionëve për herë të parë në histori.

Në shortin e Ligës së Kampionëve, Rennes në grup do të jetë me Sevillan, Chelsean dhe FC Krasnodarin. /Telegrafi/

telegrafi sport app