LAJMI I FUNDIT:

Rudari i LDK-së: Qytetarëve të Podujevës ua njoh kërkesat dhe ëndrrat, ata njohin përkushtimin tim

Rudari i LDK-së: Qytetarëve të Podujevës ua njoh kërkesat dhe ëndrrat, ata njohin përkushtimin tim

Të dielën Podujeva shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës, për shkak të dorëheqjes së Agim Veliut.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se personalisht është i angazhuar prej 30 vitesh në aktivitete të ndryshme përfshirë edhe jetën publike në interes të qytetarëve të Podujevës.

“Qytetarëve ua njoh kërkesat, ëndrrat, dëshirat dhe mundësitë. Edhe ata më njohin mua dhe përkushtimin tim. Besoj se të dielën do të dinë të më vlerësojnë ashtu si e meritojë”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Rudari thotë se LDK-ja ka bërë fushatë korrekte dhe nuk ka pasur asnjë incident më të vogël.

“Ne kemi paraqitur mesazhe me një gjuhë të pranueshme. Jam i kënaqur edhe me gjuhën por edhe me masivitetin e pjesëmarrësve në fushatën time”.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës thotë se vlerëson faktin që e kanë mbështetur të gjitha strukturat e LDK-së, përfshirë ministra e zyrtarë tjerë përfshirë edhe vet kryetarin Isa Mustafa./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori