LAJMI I FUNDIT:

Ruçi: Kroacia, avokatja më e mirë e integrimit të Shqipërisë në BE

Ruçi: Kroacia, avokatja më e mirë e integrimit të Shqipërisë në BE

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ka pritur në takim ambasadoren e Kroacisë, Sanja Bujas Juraga, me rastin e mbarimit të mandatit të saj në këtë vend.

Ruçi e falënderoi ambasadoren kroate për shërbimin e saj në të mirë të forcimit të marrëdhënieve e të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Kroacisë.
“Marrëdhëniet midis të dy vendeve tona janë të shkëlqyera dhe kjo edhe në saj të kontributit dhe performancës tuaj të shkëlqyer. Kroacia është avokatja më e mirë e Shqipërisë në procesin e hapjes së negociatavce dhe në shpresojmë që ndikimi i saj të rritet fuqishëm me marrjen e Presidencës së BE-së në janar 2010. Kohët e fundit është vënë re edhe një impuls i ri në bashkëpunimin ekonomik midis të dy vendeve”, theksoi Ruçi, raporton Tch.


Ambasadorja Juraga e falënderoi kreun e Kuvendit të Shqipërisë për vlerësimin e marrëdhënieve të shkëlqyera midis të dy vendeve si edhe për mbështetjen që Kuvendi i Shqipërisë dhe ai personalisht i ka dhënë punës së Ambasadores dhe Ambasadës së Kroacisë në Tiranë. “Kroacia ka qenë dhe do të jetë avokatja më e mirë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe këtë do ta dëshmojë edhe Presidenca kroate e BE-së në gjashtëmujorin e parë të vitit që vjen”, tha Juraga.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori