Rubio për sanksionet ndaj Rusisë: SHBA-ja e ka bërë pjesën e vet, radhën e ka Evropa

Marco Rubio beson se Uashingtoni pothuajse i ka shteruar opsionet për sanksione të reja kundër Rusisë.
Sekretari amerikan i Shtetit, Rubio, deklaroi hapur se Uashingtoni pothuajse nuk ka më mjete për të vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë.
Kompanitë më të mëdha të naftës janë tashmë nën kufizime, dhe përtej kësaj - është një rrugë pa dalje.
Sipas Rubios, tani do t’i takojë Evropës të merret me “flotën hije” të Rusisë.
SHBA-ja, sipas tij, e ka bërë tashmë pjesën e vet dhe tani topi është tek aleatët.
Ndryshe, SHBA-ja së fundi i ka vendosur sanksione të fuqishme industrisë së naftës së Rusisë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































