LAJMI I FUNDIT:

Rubin: Në Maqedoninë e Veriut ka media që përhapin gënjeshtrat dhe dezinformatat ruse

Rubin: Në Maqedoninë e Veriut ka media që përhapin gënjeshtrat dhe dezinformatat ruse

I gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor është subjekt i dezinformatave ruse dhe kineze, nuk është sekret se në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi ka media që përhapin gënjeshtra ruse, dezinformata ruse, tha për “Radio Ervropa e Lirë” James Rubin, kryetar i Qendrës për Angazhim Global.

Qendra është një agjenci e Departamentit të Shtetit të SHBA-së e krijuar për të ekspozuar dhe luftuar propagandën dhe dezinformimin.

“Mendoj se nuk është sekret se në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi ka media që përsërisin gënjeshtra ruse, dezinformata ruse, duke thënë se në Ukrainë ka armë biologjike, kur kjo nuk është e vërtetë, gjë që u hodh poshtë edhe si ide nga Konventa për Armët biologjike në Gjenevë. Ata gjithashtu thonë se SHBA-të e donin këtë luftë [në Ukrainë] ose se ata e shohin këtë luftë si një operacion për të fituar para. I gjithë ky dezinformim i pastër është shumë i theksuar dhe shumë i përhapur në Ballkanin Perëndimor. Kjo është arsyeja pse erdha këtu për të biseduar me qeveritë që mund të bëjnë diçka për këtë”, shton Rubin.


I pyetur nëse ndonjë vend i Ballkanit Perëndimor është më i ndjeshëm ndaj dezinformatave ruse dhe kineze se të tjerët, Rubin beson se i gjithë rajoni përgjithësisht është i cenueshëm ndaj këtij problemi sepse mediat po zgjerohen në rajon nga shumë vende të ndryshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën një 42-vjeçar nga Suhareka

Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën një 42-vjeçar nga Suhareka

Kronika e Zezë
Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend

“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend

Lajme

"LDK do ta arrijë rreth 20 për qind", Abdixhiku: ​Do të qëndrojmë në opozitë

Politikë
Arrestohen tre persona në Pejë, njëri i shkaktoi lëndime të rënda policit teksa tentoi të ikte

Arrestohen tre persona në Pejë, njëri i shkaktoi lëndime të rënda policit teksa tentoi të ikte

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori