Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, ka vlerësuar karakterin dhe etikën e punës së sulmuesit të ri, Benjamin Sesko, pas zyrtarizimit të transferimit të tij nga RB Leipzig për shumën prej 74 milionë euro. 

Duke folur pas prezantimit të sulmuesit slloven si numri 9 i ri i skuadrës, Amorim u shpreh se 21-vjeçari ka ‘karakterin e duhur’ për të pasur sukses në Mançester, duke theksuar veçanërisht etikën e lartë të punës, cilësitë fizike dhe teknike që e bëjnë të përshtatshëm për Ligën Premier.


“Ai ka karakteristikat që kishim nevojë. Bazuar në të gjitha informacionet që kemi, duhet ta ndalojmë djalin së punuari, jo anasjelltas, dhe kjo është shumë e rëndësishme”. 

“Është shumë i ri. Është i fortë në duelet ajrore, i shpejtë në hapësira dhe shumë i mirë me topin. Mendoj se ka potencial të madh”. 

“Besoj se do të përmirësohet shumë dhe jam i sigurt se do të ndihet si në shtëpi në klubin tonë. Ka karakterin e duhur për këtë grup. Jemi vërtet të lumtur që e kemi transferuar”, ka thënë Amorim. 

Sesko, që konsiderohet si një nga sulmuesit më premtues në Evropë, do të ketë pak kohë për t’u përshtatur, pasi pritet të debutojë që në hapjen e sezonit ndaj Arsenalit më 17 gusht./Telegrafi/

telegrafi sport app