LAJMI I FUNDIT:

RTK me transferim historik për ‘Euro 2016’ (Foto)

RTK me transferim historik për ‘Euro 2016’ (Foto)

RTK është televizioni i parë shqiptar që përmes dy komentatorëve të njohur Skyfter Blakaj dhe Arben Berisha do ta përcjellin tërë Kampionatin Evropian 2016 në France dhe e gjitha kjo nga vendi i ngjarjes.

Të gjitha 51 ndeshjet do të përcillen dhe komentohen nga dhjetë stadiumet nikoqire të EURO 2016.

Kombëtarja e Shqipërisë do të përcillet nga afër me reportazhe të ndryshme nga kampi kuqezi, intervista me lojtarët si para ashtu edhe pas ndeshjeve.


Përveç këtyre risive RTK do t’iu ofrojë shikuesve të vetë edhe mundësinë që t’i përcjellin të gjitha ndeshjet në formatin HD (High Definition) në të dyja platformat kabllore (Ipko dhe Kujtesa).

RTK

Natyrisht pjesë e Kampionatit në Televizionin Publik do të jenë edhe emisionet kushtuar ndeshjeve, të cilat do të sjellin lajmet më të reja ditore për të gjitha kombëtaret pjesëmarrëse, paraqitje drejtpërdrejtë nga te gjitha qytetet e Kosovës, analiza nga mysafirët profesionistë të ftuar në studio, lojë shpërblyese e shumë befasi të tjera.

Dyshja e komentatorëve Berisha dhe Blakaj përveç komentimit të ndeshjeve çdo ditë do të raportojnë drejtpërdrejtë nga Franca me paraqitjet e tyre nga dhjetë qytete në të cilat organizohet gara më e madhe e futbollit në kontinentin e vjetër.

Është e natyrshme që rreth ngjarjeve të mëdha si Kampionatet Evropiane e Botërore të futbollit shtëpitë e ndryshme televizive kërkojnë parapagim për t’i përcjellë ato, por RTK edhe këtë herë në mendje e ka shikuesin e vet besnik duke ofruar çdo moment të EURO 2016 pa pagesë.

Në trend Sport

Më shumë

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Momente të tilla rrallë i shihni në futboll: Tifozi i Benficas tentoi

Momente të tilla rrallë i shihni në futboll: Tifozi i Benficas tentoi "ta blinte" gjyqtarin me 50 euro

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori