Në kuadër të shumë sfidave, me të cilat përballen prodhuesit kosovarë dhe bizneset në përgjithësi, paraqitet edhe ndërprerja e herëpashershme e energjisë elektrike dhe aplikimi i tarifave dimërore që nën kupton rritje të çmimit gati për 50 për qind.
Që nga 1 tetori në Kosovë kanë hyrë në fuqi tarifat dimërore. Sipas Zyrës së Rregullatorit për Energji, kategoria e konsumatorëve të mëdhenj të energjisë reaktive, gjatë sezonit të lartë( dimëror) për kilovat paguan çmimin 10.12 centë, kurse për sezonin e ulët( veror) 5.62 centë.
Ndryshimi i këtyre tarifave, po e vështirëson gjendjen financiare të kompanive dhe si rrjedhojë, prodhimin në sasi më të mëdha, siç thonë ata, janë të detyruar të zhvillojnë gjatë sezonit të verës, duke reduktuar në këtë mënyrë, prodhimin gjatë dimrit, por edhe numrin e punëtorëve.
Një ndër kompanitë vendore është “Stone-Castle” në Rahovec. Për shkak të natyrës së punës, kjo kompani me kapacitet të plotë punon gjatë muajit korrik, gusht dhe shtator, dhe me numër më të madh të punëtorëve, por faturat e energjisë regjistrohen më shtrenjtë gjatë sezonit të dimrit.
Kështu thotë Agron Aliçkaj nga kjo kompani, duke shtuar se po të ulen shpenzimet e energjisë gjatë sezonit dimëror, kompania do të investonte në rritjen e sipërfaqeve të vreshtave, me çka do të imponohej edhe marrja e punëtorëve të rinj.
“Faturat e shpenzuara të energjisë për tre muajit e parë të këtij viti, kanë arritur në gjithsejtë 14. 444.37 euro. Ndërsa, faturat për korrik, gusht dhe shtator 2015 kanë arritur në 6 024,65 euro. Pra, nga kjo shihet se në sezonin e dimrit, kur po thuajse nuk punohet, faturohen shpenzime mbi dy herë më të larta se në periudhën verore, kur kompania punon me kapacitete të plota dhe me fuqi punëtore gati trefish më të madhe”, thotë Aliçkaj.
Edhe pronari i kompanisë tjetër “ Meka Halal Food” që merret me përpunimin e mishit, Burim Piraj, pohon se çmimi i energjisë, sidomos gjatë sezonit dimëror, është jashtë zakonisht i shtrenjtë.
Ai thotë se kompania e tij, gjatë sezonit dimëror nuk e ka ndalur prodhimin dhe as reduktuar numrin e punëtorëve, mirëpo ka punuar me humbje.
Piraj e quan të panevojshëm zbatimin e disa tarifave energjetike në Kosovë.
Autoritetet relevante, thotë ai, duhet të shikojnë politikat që përdorin shtetet tjera sa i përket tarifave të energjisë dhe të njëjtat dueht t’i zbatojnë në Kosovë. Sipas Pirajt,shtetet tjera nuk praktikojnë tarifa të ndryshme.
“Nuk është e qartë pse energjia elektrike duhet të jetë më e shtrenjtë për biznese sesa për amvisëri, pasi energjia elektrike është një produkt, i cili konsumohet dhe kur konsumi është më i madh, çmimi duhet të jetë më i arsyeshëm. Këto gjëra duhet të rregullohen dhe një herë e përgjithmonë, duhet të vendosim politika ekonomike në favor të bizneseve”, thekson Piraj.
Prodhuesit konsiderojnë se në Kosovë duhet të aplikohet një tarifë për të gjithë komunitetin, siç janë të rregulluara për disa ndërmarrje që konsiderohen më të mëdha.
Për dallim nga kompanitë prodhuese vendore, në një gjendje më stabile qëndron ndërmarrja e privatizuar “Ferronikeli” . Sipas zyrtarëve të kësaj kompanie, furnizimi më energji elektrike është stabil dhe aplikohet një çmim për gjithë vitin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!
Dhjetë familjet mbretërore më të pasura në Evropë, nuk është mbretëresha Elizabeth II në vend të parë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe