LAJMI I FUNDIT:

Rrustemi: Paradoksale që partitë të jenë kundër zgjedhjeve kur ato votuan mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë

Rrustemi: Paradoksale që partitë të jenë kundër zgjedhjeve kur ato votuan mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Adnan Rrustemi ka thënë se kjo parti nuk ka refuzuar mandatarin për kryeministër.

Rrustemi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Presidenti ka gabuar që ka konsultuar subjektet politike nëse ato janë apo jo për zgjedhje të reja në kohën kur ato kanë mbështetur mocionin e mosbesimit.


“Në rendin tonë kushtetues qëndrimi i partive politike për apo kundër zgjedhjeve bëhet i ditur në momentin kur nisin iniciativën për mocion mosbesimi”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai ka thënë se situata në Kosovë është e qartë se çfarë duhej të kishte ndodhur pas mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë.

“Situata kushtetuese në Kosovë në vitin 2020 nuk dallon nga vitet paraprake kur ka pasur mocion mosbesimi. Është paradoksale që subjektet që e votojnë mocionin e mosbesimit të jenë kundër zgjedhjeve pas atij mocioni të suksesshëm”.

Rrustemi thotë se Kushtetuta nuk parasheh që Presidenti duhet të konsultojë subjektet politike në situatën e krijuar pas mocionit të mosbesimit në Kosovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Politikë
Kalo në kategori