Shumë mysafirë, prodhues të rrushit, verës, rakisë e produkteve tjera tradicionale, do të mirëpritën “n’konak” të Rahovecit. Ky qytet po përgatitët për një festë të madhe. Këtë vit, për të katërmbëdhjetën herë me radhë po organizohet festivali i vjeljes së rrushit.
Me 5 dhe 6 shtator Shtëpia e Verës do të jetë vendi që do t’i mbajë zgjuar, për dy ditë radhazi, të gjithë të interesuarit për këtë festival. Gjatë këtyre dy ditëve do të ketë aktivitete të shumta tradicionale dhe muzikë që do t’i shoqërojë vizitorët gjatë gjithë mbrëmjes. Në këtë edicioni të festivalit “HardhFest” pritet të jenë rreth 7 mijë vizitorë. Derisa e gjithë e gjithë vëmendja tashmë është kthyer në vendin e rrushit, verës e rakisë, organizatorët pothuajse i kanë përfunduar përgatitjet për fillimin e festivalit.
Muzikë tradicionale, parakalim të fëmijëve, ansambleve dhe mekanizmit bujqësor, prerja e kalaveshit të rrushit në mënyrë ceremoniale, shpallja e mbretëreshës së rrushit, shpallja e vreshtarëve dhe verëtarëve më të mirë janë vetëm disa nga aktivitet që do të mbahen në kuadër të festivalit HardhFest.
“I gjithë programi i vazhdueshëm do të shkojë tek shtëpia e verës, ku do të jetë edhe hapja zyrtare, e prerjes së kalaveshit të rrushit, në e kemi quajtur n’konak”, thotë Saranda Shala zëdhënëse e festivalit.
“Rreth kazanit të rakisë” është një tjetër ceremoni tradicionale që do të mbahet me 5 shtator në këtë festival. Kjo tregon në detaje se si bëhet zierja e rakisë.
E veçantë e këtij edicioni është edhe pjesëmarrja e një numri të madh të grupeve vullnetare. Ata se bashku me këshillin organizativ do të bëjnë shpërndarjen e informacioneve të ndryshme. “E veçanta e këtij viti është jashtëzakonisht ndryshe nga vitet tjera, ka bërë një bujë në të gjithë Kosovën. Vet përkrahja e Ministrisë së Bujqësisë dhe Komunës së Rahovecit, e sidomos ajo e ministrisë, është më së e mirëseardhur e cila ka qenë një mungesë viteve paraprake”, thotë ajo.
Rreth 7 mijë vizitorë sa pritet të jenë në këtë edicion të festivalit HardhFest do t’i presë një program mjaftë i gjerë muzikor edhe në orët e vona të mbrëmjes.
Grupe të ndryshme të rok-ut dot përformojnë në mbrëmjet e HardhFest-it. Madje, edhe vet programi do të përfundojë me rok koncert.
Vallëzim dhe muzikë tradicionale, Parakalimet e fëmijëve, klubeve sportive, rinisë dhe demonstrim i mekanizmit bujqësor vreshtar janë disa nga aktivitetet e festivalit në ditën e parë. Ato do të shoqërohen edhe me konferenca ndërkombëtare për zhvillimet e fundit në sektorin e vreshtarisë dhe verëtarisë. Gjithashtu, do të ketë vizita në vreshta. Në kuadër të festivalit të vjeljes së rrushit dot bëhen vizita edhe në monumentet kulturore dhe historike të qytetit të Rahovecit.
Do të ketë edhe aktivitete sportive e që do të përmbajnë karakter garues.
Po ashtu e pranishme do të jetë edhe kolonia e artistëve të Kosovës për katër ditë radhazi, festivali i muzikës që të mbahet në fushë pranë shtëpisë së verës. Por jo vetëm kaq. Në kuadër të HardhFest do të ketë edhe bujtina në vreshta.
Me 5 dhe 6 shtator, rrushi, vera dhe rakia iu presin n’konak të Rahovecit.
Festivali i vjeljes së rrushit organizohet nga Shoqatat e vreshtarëve të Kosovës dhe Shoqata e Verëtarëve të Kosovës, në bashkëpunim me organizata tjera. Ata po përkrahen nga Komuna e Rahovecit dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. /KosovaPress/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

73 milionë euro fondi i pagave të Grupit BALFIN, rritet ndjeshëm kontributi për punonjësit dhe shtetin

Dhurohet donacion i pajisjeve mjekësore për trajtimin e fëmijëve në QMF-në në Istog

Dinari serb – i ndaluar në rregullore por i qarkulluar në treg

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Trump rrit tarifat për importet kanadeze të çelikut dhe aluminit në 50% - si hakmarrje për tarifat e energjisë nga Ontario

Bankat në Kosovë me fitime rekorde gjatë 2024-së, të dhëna përgjatë disa viteve

Dinari serb - i ndaluar në rregullore por i qarkulluar në treg

73 milionë euro fondi i pagave të Grupit BALFIN, rritet ndjeshëm kontributi për punonjësit dhe shtetin

Dhurohet donacion i pajisjeve mjekësore për trajtimin e fëmijëve në QMF-në në Istog

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare