Gjithçka do të niste më 14 dhjetor të 2011, kur pas shkarkimit të Josip Kuzes, FSHF do të njoftonte arritjen e një marrëveshjeje dyvjeçare me trajnerin italian, Gianni De Biasi, që kishte pranuar detyrën e trajnerit të Kombëtares Shqiptare.
Detyrën e nisi me miqësoren kundër Gjeorgjisë, të humbur me rezultatin 2-1, ku goli për Kuqezinjtë u shënua nga Edgar Çani.
Në maj të 2012 pasuan dy miqësore të tjera, ajo kundër Katarit dhe ajo kundër Iranit. Në këto dy testime, De Biasi “zbuloi” Mërgim Mavrajn dhe portierin Etrit Berisha. Si më Katarin, ashtu edhe me Iranin, kombëtarja e De Biasit fitoi, por u ndal në miqësoren e gushtit të po atij viti në barazim pa gola me Moldavinë në Tiranë.
Ndeshja e parë zyrtare ishte për eliminatoret e Botërorit të Brazilit, ku më 7 shtator mposhti Qipron me rezultatin 3-1. Në këtë ndeshje, i aktivizuan për herë të parë Alban Meha dhe Burim Kukeli.
Më 22 mars të 2013, Shqipëria fitoi minimalisht 1-0 ndaj Norvegjisë një rezultat që shërbeu për statistikë, pasi në përfundim të këtyre eliminatoreve u renditem të parafundit, transmeton Top Channel.
Fushatën e eliminatoreve për Euro 2016 në Francë, De Biasi e nisi me fitoren historike 0-1 në Portugali ndaj vendasve. Kjo fitore e kuqezinjve pasoi dorëheqjen e trajnerit të Portugalisë, Paulo Bento.
Më pas mbërrin barazimi 1-1 në Elbasan me Danimarkën. Kuqezinjtë po udhëhiqnin deri në minutën e 81, kur Lasse Vibe barazoi gjithçka.
Me katër pikë të grumbulluara në dy ndeshjet e para, Shqipëria udhëton drejt ferrit të Beogradit, në një takim të pashembullt në historinë e futbollit e ku si asnjëherë tjetër u ndaluan simbolet kombëtares.
Megjithatë, në kushte krejtësisht të pabarabarta dhe nën thirrjet raciste të tifozëve serbë, takimi filloi për të vazhduar ashtu i tensionuar deri në minutën e 42, kur një fluturak tërboi serbët që hynë në fushë dhe goditën lojtarët shqiptarë.
Ndeshja e drejtuar nga gjyqtari anglez, Atkinson nuk do të riniste më dhe fati i saj do të përcaktohej në tavolinë. Në Apelin dhe Disiplinën e UEFA-s, pavarësisht provave të paraqitura nga pala shqiptare, tri pikët iu dhanë Serbisë me argumentimin se Shqipëria refuzoi të dilte të luante.
Gjithçka ndryshoi në Arbitrazhin e CAS-it në Lozanë, ku Shqipëria mori tri pikët që kontribuuan në kualifikimin historik të Euro 2016.
Shorti na vendosi në një grup me Francën, Zvicrën dhe Rumaninë. Ndeshja e parë ishte me Zvicrën, ku kuqezinjtë, të ndëshkuar edhe nga fati, u mposhtën 1-0. Më sfida e vështirë me organizatorët. Edhe këtu fati nuk ishte me ne. Pas 89 minutave pa rrjeta të prekura, një “përgjumje” e mbrojtjes u jep “Gjelave” golin e parë dhe si të mos mjaftonte kjo, në kohën shtesë shënuan edhe të dytin.
Në ndeshjen e fundit, Shqipëria mposhti Rumaninë 1-0 me golin e shënuar nga Sadiku në minutën e 43, gol që na dha tri pikët e para në finalet e një Evropiani, por fatkeqësisht jo vazhdimin e ëndrrës.
Të eliminuar dhe krenarë, Shqipëria dhe De Biasi u rikthyen tek eliminatoret e Botërorit, ku goglat na vendosën përballë Spanjën dhe Italinë. Ndeshja e parë në “Loro Boriçi” ndaj Maqedonisë, e luajtur në dy ditë për shkak të motit të keq, përfundoi 2-1 për Shqipërinë, më pas mbërriti fitorja 0-2 ndaj Lihtenshtejnit në udhëtim.
Më pas po në “Loro Boriçi” mbërrin Spanja. “Muri” i mbrojtjes së De Biasit u ça dy herë, në minutën e 55 dhe të 63, përkatësisht nga Diego Costa dhe Nolito.
Izraeli duhej të ishte sfida e harresës së Spanjës, por më shumë se skuadrat në fushë, rezultati u vendos nga gjyqtari Ayetkin me dy kartonë të kuq dhe dy njëmbëdhjetëmetërsha kundër Kombëtares tonë, që u mposht 0-3 në Elbasan Arena.
Italia ishte tepër e fortë për të rikuperuar humbjen tronditëse ndaj Izraelit dhe në Renzo Barbera të Palermos, kuqezinjtë u mposhtën 2-0 pas një paraqitjeje dinjitoze.
Pas Italisë dy miqësoret me Bosnjën dhe Luksemburgun dhe që të dyja të humbura me rezultatin 2-1, humbje që shtuan zërat kundër De Biasit, zëra që shkuan deri aty sa të kërkonin largimin e tij. Por, në sfidën e së dielës ndaj Izraelit në Haifa, De Biasi u provoi të kundërtën dhe heshti kritikën jo vetëm me fitoren 3-0, por edhe me lojën e zhvilluar nga Kuqezinjtë.
Dhe deri kur të largohet, De Biasin e presin ende katër ndeshje në krye të Kombëtares shqiptare. Si për rastësi, sfida e lamtumirës së tij nga Kuqezinjtë është ajo ndaj Italisë së tij më 9 tetor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mbappe nëpërkëmbë Man Cityn me het-trikun e tij për ta eliminuar nga Liga e Kampionëve

PSG demolon Brestin dhe kalon në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve

Liverpooli merr vetëm barazim ndaj Aston Villas – hapet gara për titull

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame