ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Drejtori i Shërbimeve Publike, Përparim Krasniqi, ka njoftuar se, duke filluar nga dita e sotme, rruga “Tafil Zyberaj” do të jetë e mbyllur për qarkullim për shkak të zhvillimit të punimeve.

Sipas njoftimit, kanë bërë të ditur se drejtuesit e automjeteve që udhëtojnë në drejtim të Drenocit mund të shfrytëzojnë këto rrugë alternative: Rruga "Jaha Petrol", "Pataqan i Poshtëm", "Drenoc", Rruga "Drenoc", "Pataqan i Epërm", "Pataqan i Poshtëm" "Fortesë".


Qytetarëve u bëhet thirrje të respektojnë sinjalizimin rrugor, barrierat e vendosura dhe udhëzimet e personelit në terren, duke theksuar se mosrespektimi i tyre rrezikon sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion dhe pengon mbarëvajtjen e punimeve.

Nga Policia e Kosovës është kërkuar që, në koordinim me autoritetet përgjegjëse, të ofrojë asistencë dhe mbikëqyrje të herëpashershme në këtë segment rrugor, pasi janë evidentuar raste kur disa qytetarë kanë kaluar barrierat dhe nuk kanë respektuar shenjat e komunikacionit, pavarësisht bllokimit të rrugës. /Telegrafi/