LAJMI I FUNDIT:

Rruga që ‘shkundi’ xhepat e shqiptarëve

Rruga që ‘shkundi’ xhepat e shqiptarëve

Fatura që qytetarët shqiptarë kanë paguar për rrugën Durrës-Kukës përbën një rekord, jo vetëm për rajonin, por edhe në Evropë. Të dhënat zyrtare tregojnë se në total buxheti ka paguar 1.2 miliardë euro për ndërtimin e autostradës me gjatësi 170 kilometra.

Ky është një nga rastet e rralla, kur një vend shpenzon 13 për qind të Prodhimit Kombëtar në një vepër të vetme publike. Por, kjo shifër nuk e tregon të plotë faturën që shqiptarët kanë paguar në emër të rrugës Durrës-Kukës.


Para se kjo vepër të ndërtohej, qytetarët kanë paguar edhe 200 milionë euro të tjera përmes taksës ‘Majko’. Këto para u mblodhën për ndërtimin e Rrugës së Kombit u shpenzuan nga qeveria e atëhershme për qëllime të tjera.

Në total janë 1.4 miliardë euro. Por edhe kjo është vetëm fatura direkte. Kostoja e vërtetë e rrugës është shumë më e madhe për shkak të pasojave zinxhir në financat e shtetit.

Në periudhën 2008-2009, për të përballuar faturat e rrugës, qeveria e rriti borxhin publik me 6 për qind në vetëm dy vjet. Dalja e financave të shtetit nga kontrolli sjell rritjen e interesave të borxhit, por edhe zhvlerësim rekord të lekut brenda një kohe të shkurtër.

Borxhi publik i Shqipërisë vazhdoi të rritet edhe pas 2009-ës duke arritur deri në 73 për qind të Prodhimit Kombëtar. Ndonëse, në vitet më vonë borxhi u përkeqësua edhe nga kriza globale, rruga Durrës-Kukës ishte goditja fillestare që lëkundi themelet e financave të shtetit. Kostot janë duke i paguar sërish qytetarët taksave më të larta.

Krahasuar me vitin 2012, qeveria e ka rritur barrën fiskale me 400 milionë euro në vit. Por, as këto para nuk mjaftojnë për të mbyllur faturën e rrugës Durrës-Kukës.

Për 30 vitet e ardhshme qytetarët shqiptarë do të paguajnë edhe 400 milionë euro të tjera, për përfundimin e autostradës dhe mirëmbajtjen e saj, jo nga paratë shtesë që qeveria mbledh nga taksat, por pjesa më e madhe si pagesa direkte kur të kalojnë në këtë rrugë. /GSH /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori