Kosova përfundimisht do të përfaqësohet në CEFTA (Marrëveshjen për Tregti të Lirë ) nga ministrat e saj. E, ndryshimet e fundit për përfaqësimin e Kosovës në këtë organizatë rajonale konsiderohet se do të mundësojnë përfitime të reja që do të jenë shtysë e madhe për ekonominë e vendit.
Nga CEFTA kanë shpjeguar se Vendimi 1/2007 i cili është ndryshuar me Vendimin 1/2024 thotë se të gjitha palët do të përfaqësohen nga ministri përgjegjës për marrëdhëniet ekonomike me jashtë (neni 2), ndërsa “Kosova*” është e shënuar në sekuencën e kryesisë (neni 3).
Ndërkaq, vendimi 8/2007 i ndryshuar me Vendimin 8/2014 dhe me Vendimin 1/2024 tani thotë se anëtarët do të emërohen vetëm nga ministrat (paragrafi 4 i aneksit).
Në vendimin që u publikua rishtazi në CEFTA dhe hyri në fuqi ditën e nënshkrimit, fjalia në vendimin e 28 shtatorit 2007 ku shkruante se Kosova përfaqësohet nga UNMIK-u, është fshirë. Pra, më nuk do të përfaqësohet nga një mision i vendosur në Kosovë.
Ndërkaq, në paragrafin tjetër të vendimit të 2007-ës në të cilin shkruan se “ministrat dhe delegatët e UNMIK-ut mund të ndihmohen nga ekspertë”, është zëvendësuar me fjalinë “ministrat mund të ndihmohen nga ekspertë”.
Në pjesën e cila i dedikohet kryesisë së CEFTA-s që e merr secili shtet çdo vit, përfaqësimi ndryshon nga “Misioni i Përkohshëm Administrativ i Kombeve të Bashkuara në Kosovë” në Kosovë*, me shënimin “Ky emërtim nuk paragjykon qëndrimet mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244/1999, si dhe opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.”
Këto ndryshime që kanë rëndësi thelbësore për Kosovën u zhvilluan gjatë takimit të CEFTA-s në Beograd. Edhe pse që 17 vjet Kosova është pjesë e CEFTA-s, asnjëherë nuk e kishte pasur të mundur të përfaqësohet nga zyrtarët e saj shtetërorë – gjë që e kishte penguar që të përfitojë nga të mirat e kësaj marrëveshjeje.
Shtysë ekonomike
Për të qenë më konkretë se çfarë do të përfitojë Kosova nga këto ndryshime, portali shtjelloi këtë çështje me dy kryetarë të odave ekonomike në Kosovë.
Kryetari i Odës Ekonomike Lulzim Rafuna dhe kryetarja e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare Nora Hasani thanë që tash e tutje Kosova do të ketë përfitime të mëdha.
Një gjë të tillë e thanë edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj në konferencën për media më 09.10.202, kur dhanë lajmin se Kosova nuk do të përfaqësohet më nga UNMIK-u.
Zulfaj kishte përkujtuar që kërkesën për t’u përfaqësuar vetë Kosova e ka bërë që nga viti 2021.
“Nuk erdhi largimi i UNMIK-ut vetvetiu, por ka pasur veprim nga Qeveria e Kosovës”, tha ai.
Po atëditë u morën edhe 13 vendime, që sipas ministres Hajdari ishin bllokuar më parë për shkaqe politike.
“Përfitimet janë të mëdha se duke qenë pjesë e CEFTA-s je pjesë e Procesit të Berlinit dhe Tregut të Përbashkët Rajonal”, tha Rafuna.
“Po çka do të ishte më e keqja është se mallrave tona do të ju vendosej tatimi doganor në vendet nënshkruese të CEFTA-s, me përjashtim të Shqipërisë që vetëm me të kemi pasur marrëveshje bilaterale për tregti të lirë”, tha ai.
Në pyetjen se a e pengon asterisk Kosovën në përfitime nga CEFTA, Rafuna tha se nuk është asnjë lloj pengese.
“Ne me Marrëveshjen e Brukselit jemi pajtuar që për një kohë ta përdorim asterisk. A me asterisk a pa asterisk e rëndësishme është që Kosova është pjesë e tavolinës. Më keq kishim pësu dhe dëmi do të ishte shumë i madh si në diplomaci, e si në ekonomi në qoftëse ne nuk do të ishim pjesë e tavolinës”, shtoi ai.
Ndërkaq për 13 vendimet tjera që u morën gjatë takimit të CEFTA-s, Rafuna tha së janë vendime që e lehtësojnë qarkullimin e mallit mes shteteve.
“Aneksi për operatorët e autorizuar ekonomikë, do të thotë se një ceritifikatë do të njihet në të gjitha vendet ku malli do të qarkullojë pa pengesa dhe nuk do t’i nënshtrohet masave të sigurisë. E më pas është aneksi i origjinë dhe shumë ankese tjera që ndikojnë në ekonominë e vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha ai për disa nga vendimet.
Në anën tjetër, Nora Hasani nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare tha se vendimi për përfaqësimin e Kosovës në CEFTA, jo vetëm që përforcon sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës në arenën ndërkombëtare, por është gjithashtu një hap drejt vendosjes së Kosovës si palë e barabartë në tavolina vendimmarrëse, sa i përket bashkëpunimit ekonomik rajonal.
Hasani tha se me përfaqësimin e Kosovës nga zyrtarë të shtetit të Kosovës, do të kemi mundësi të mbrojmë më mirë interesat tona dhe të marrim vendime që janë më të përshtatshme për ne.
“Pjesëmarrja e Kosovës në CEFTA sjell përfitime të shumta, duke përfshirë qasjen e lirë në tregjet e vendeve të tjera anëtare, reduktimin e barrierave tarifore dhe jo-tarifore, si dhe përmirësimin e marrëdhënieve tregtare me vendet e rajonit. Kjo i shërben dhe ndërlidhet ngushtë me Procesin e Berlinit”, tha Hasani.
Hasani tha se përmes përfaqësimit nga zyrtarët Kosovar, tani kemi më shumë kontroll mbi negociatat dhe marrëveshjet që mund të ndihmojnë në përmirësimin e kushteve për eksportet dhe importet e Kosovës.
Ajo thotë se padyshim, se ky hap do të ndihmojë në zhvillimin e ekonomik të vendit dhe në lehtësimin e barrierave tregtare.
Hasani përkujtoj se masa e sigurisë, zhbllokimi i CEFTA-s dhe Procesi i Berlinit ishin tema qendrore të Forumit Ekonomik Gjermano-Kosovar, i cili mblodhi mbi 500 pjesëmarrës nga Kosova e Gjermania me 2 dhe 3 tetor në Prishtinë.
Ajo tregoi që një ndër folësit kryesorë ishte i dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili theksoi rëndësinë e kompromisit në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Se a ka qenë kompromis i duhur që të hapet pika kufitare në Merdar për mallrat serbe në mënyrë që Kosova të mos përfaqësohet më nga UNMIK-u, ajo tha: “Ne si Odë, jemi të kënaqur që menjëherë pas Forumit, Qeveria vendosi të hapë pikën kufitare në Merdar. Kjo masë nuk ka ndikuar vetëm në lehtësimin e tregtisë për mallrat serbe, por edhe për shumë marka gjermane dhe ndërkombëtare që prodhohen në Serbi për tregun e CEFTA dhe të Evropës Juglindore”.
Kompromiset në diplomaci janë shpesh të domosdoshme, sipas saj, dhe hapja e pikës kufitare në Merdar mund të konsiderohet si një hap strategjik për të siguruar që Kosova të përfaqësohet si shtet i pavarur në CEFTA.
Rruga e vështirë deri te vendimi
Që nga viti 2007, për Kosovën në CEFTA kishte folur UNMIK-u.
CEFTA është një projekt ndërkombëtar i krijuar nga ana e Bashkimit Evropian, me qëllim të lehtësimit të këmbimeve tregtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Atëbotë, marrëveshja për anëtarësim u nënshkrua nga UNMIK-u, në emër të Kosovës.
Pas pavarësisë, institucionet kosovare ndërruan vulat doganore, mirëpo edhe pse u vendosën simbolet shtetërore, Kosova vazhdoi të përfaqësohet nga UNMIK-u.
Vendimmarrja në CEFTA, ishte bllokuar për shkak se Qeveria ka kërkuar që Kosova të përfaqësohet si shtet që ka shpallur pavarësinë, e jo përmes misionit të OKB-së, UNMIK-ut.
Në emër të Gjermanisë, i dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, disa herë me radhë gjatë muajve të fundit paralajmëroi se ndalimi i mallrave serbe bllokonte punën e CEFTA-s.
Herën e parë që erdhi në Kosovë, Sarrazin tha se “duhen kompromise jo të lehta mes Kosovës dhe Serbisë” e në të fundit tha se “s’mund të prisni vetëm nga Gjermania”, por “punën e saj diplomatike duhet ta bëjë vetë Kosova”. E, një ndër më të rëndat, ishte deklarata e dhënë ndërmjet të dyjave, kur emisari gjerman tha se “Kosova mund të përjashtohet nga Procesi i Berlinit”.
Pak pe u lëshua një javë para Samitit të Berlinit, pasi që siç bëri të ditur Kurti, që nga 7 tetori u ndryshua masa e sigurisë për mallrat serbe në Merdar, nga “e kufizuar” në “kontroll të shtuar”. Ky ndryshim, sipas tij, do të vlejë “derisa të sigurohen skanerët e teknologjisë së lartë” për kontrollin e mallrave në kufi. /Kallxo.com/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian
Nis Java Globale e Ndërmarrësisë në Kosovë
IPKO organizon Konferencën e Dytë të Sigurisë Kibernetike në Kosovë, një ngjarje kyçe për sigurinë dixhitale në Rajon, me mbi 400 pjesëmarrës
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
Nis Java Globale e Ndërmarrësisë në Kosovë
BauFriday - Momenti që të gjithë e keni pritur
Këto janë komplekset rezidenciale të Etna Group, ndër më të mirat të ndërtuara në vend
Kosova përfiton grant prej 9.5 milionë eurove për mbrojtjen dhe menaxhimin e ujërave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian