Perëndimi po nxirret jashtë loje nga Kina në “Rrugën e re të Mëndafshit”? Sipas studimit të fondacionit “Bertelsmann”, Evropa investon njësoj në itinerarin me një numër të madh vendesh, mes tyre edhe Shqipëri e Serbia.
Perëndimi nuk ka pse të ndjehet inferior përballë iniciativës së re kineze të infrastrukturës, e njohur si “Rruga e re e Mëndafshit”. Ky është rezultati i një studimi krahasues të livrimeve financiare perëndimore dhe atyre kineze në 25 vendet investimmarrëse në Azinë Qendrore, Afrikë dhe Evropën Lindore të “Rrugës së re të Mëndafshit”, të prezantuar nga fondacioni gjerman “Bertelsmann”. Sipas autorit të studimit, Bernhard Bartsch, “perëndimi e shet nën vlerë angazhimin e tij”.
Sipas studimit nga vendet perëndimore kanë rrjedhur afër 263 miliardë euro në vitet 2013-2017 në vendet e “Rrugës së Mëndafshit”. Kurse nga Kina kanë ardhur në këtë periudhë afër 285 miliardë dollarë investime. Studiuesit kanë marrë në shqyrtim 25 vende në Azinë Qendrore, Afrikën dhe Evropën Lindore. Si vende donatore perëndimore konsiderohen vendet e BE, SHBA dhe Kanadaja.
Analiza tregon se për 16 nga 25 vendet e shqyrtuara, livrimet financiare nga vendet perëndimore janë më të rëndësishme se ato nga Kina. Vetëm për pesë vende Kina është partner më i rëndësishëm, sidomos për Pakistanin, Kazakistanin dhe Laosin.
Shqipëria renditet në këtë studim, si vend që kryesisht livrimet financiare i vijnë nga Perëndimi, kurse tek Serbia megjithëse një pjesë e mirë e donacioneve vijnë nga Perëndimi, ato kineze zënë një vend të rëndësishëm.
Fondacioni e këshillon BE-në “të paraqitet më me vetëbesim si partner në vendet në tranzicion”.
“BE nuk ka nevojë të qëndrojë në pozicione të kundërta me Kinën, por të kujtojë qëllimet e njëjta dhe të mbledhë partnerët në këto rajone”, thuhet në studim.
“Rruga e re e Mëndafshit” u prezantua në vitin 2013 nga presidenti kinez, Xi Jinping dhe synon rigjallërimin e itinerarit të dikurshëm historik, mes hapësirës së Mesdheut dhe Azisë Lindore duke ngritur rrjete të reja tregtare dhe qarkullimi mes kontinenteve. Kina financon një sërë portesh të reja, linja hekurudhore, rrugë, parqe industrialë në Azi, Afrikë dhe Evropë. Pekini kërkon me këtë të krijojë tregje të reja.
Sipas ekspertit Bartsch, kjo iniciativë e Kinës “duhet të jetë shtysë, që të angazhohet më shumë në vendet në tranzicion”. Sepse matur me fuqinë ekonomike, angazhimi kinez është 3.7 herë më i madh se ai perëndimor. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Rektori i UBT-së prezantoi modelin “UBT Smart City” në Universitetin e Cambridge

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Ngritja e çmimit të rrymës pritet të ndikojë në shtrenjtimin e produkteve të tjera

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa