LAJMI I FUNDIT:

Rruga e bypass-it të Gjirokastrës përfundon në fund të vitit, Rama: I jep frymëmarrje qendrës historike

Rruga e bypass-it të Gjirokastrës përfundon në fund të vitit, Rama: I jep frymëmarrje qendrës historike

Rruga e bypass-it të Gjirokastrës do të përfundojë në fund të këtij viti.

Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama, mëngjesin e sotëm në Facebook, duke publikuar edhe video nga punimet.

“Mirëmëngjes dhe me bajpasin e Gjirokastrës, që do të përfundojë në fund të këtij viti e do t’i japë frymëmarrje qendrës historike, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.


Ndërtimi i kësaj rruge në Gjirokastër ka hasur përherë kundërshtimet e specialistëve vendas e të huaj të cilët arritën të shmangnin ndërtimin e parë, i shpallur fitues në vitin 2016 duke e detyruar qeverinë të tërhiqej përkohësisht dhe të premtonte gjetje alternative për stabilizimin e qarkullimit në zonën muzeale.

Rruga për ndërtimin e këtij projekti u hap në 2020 dhe objektivi kryesor i tij është rivitalizimi dhe ndërtimi i parkimit nëntokësor në sheshin “Çerciz Topulli”, për të akomoduar dhe ndihmuar menaxhimin e rritjes së flukseve turistike, njëkohësisht duke sjellë koherencë në hapësirat urbane pa ndryshuar trashëgiminë kulturore të Gjirokastrës.

Projekti synon të sjellë lehtësimin e qarkullimit si dhe orientimin e mjeteve që do të sjellin turistë në zonën muzeale të qytetit duke e bërë funksional këtë shesh. Parkimi nëntokësor do të jetë trekatësh dhe do të ketë një kapacitet prej 300 mjetesh. Projekti synon gjithashtu t’i sjellë zonës një aset strategjik për përmirësimin dhe rritjen e kapaciteteve të infrastrukturës turistike, duke ruajtur asetet kombëtare të trashëgimisë kulturore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paralajmërimi për ardhjen e ushtarëve amerikanë, Osmani: Populli i Kosovës ju mirëpret me zemër të hapur

Paralajmërimi për ardhjen e ushtarëve amerikanë, Osmani: Populli i Kosovës ju mirëpret me zemër të hapur

Lajme
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste

Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste

Lajme
E martuar me mblesëri, bëhet nënë 14-vjeçarja në Korçë – arrestohet partneri i saj

E martuar me mblesëri, bëhet nënë 14-vjeçarja në Korçë – arrestohet partneri i saj

Lajme
Ibrahimi nga AKK: Për dy vjet ka rreth 13 mijë nxënës më pak në Kosovë

Ibrahimi nga AKK: Për dy vjet ka rreth 13 mijë nxënës më pak në Kosovë

Lajme
Dy pika kufitare me Serbinë të mbyllura, në Jarinjë aktualisht ka qarkullim

Dy pika kufitare me Serbinë të mbyllura, në Jarinjë aktualisht ka qarkullim

Lajme
Ramajli: Lufta e lavdishme e UÇK-së dëshmoi se ne delegatët, kishim të drejtë

Ramajli: Lufta e lavdishme e UÇK-së dëshmoi se ne delegatët, kishim të drejtë

Lajme
Kalo në kategori