Rrokulliset vetura në Shirokë të Suharekës, ka të lënduar (Video)

Bora që ka rënë këto dy ditë, ka bërë që të shtohet numri i aksidenteve në komunikacion.
Rreth orës 21:00 në, në hyrje të fshatit Shirokë, ka ndodhur një aksident komunikacioni.
Një veturë e tipit Audi, për shkak të rrugës së rrëshqitshme ka përfunduar në kanal, ku mësohet se ka të lënduar.
Ndërkaq, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
Telegrafi ka tentuar të kontaktojë me policinë në rajonin e Prizrenit, por nuk ka mundur të marrë përgjigje./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/03/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































