LAJMI I FUNDIT:

Rrokulliset mjeti transportues i ushtrisë amerikane në Alaska, humbin jetën dy ushtarë dhe 12 tjerë lëndohen

Rrokulliset mjeti transportues i ushtrisë amerikane në Alaska, humbin jetën dy ushtarë dhe 12 tjerë lëndohen

Dy ushtarë amerikanë humbën jetën dhe 12 tjerë u lënduan, pasi një vetura u rrokullis në një rrugë që çonte në bazën e trajnimit në Alaska, ka bërë të ditur zëdhënësi John Pennell, që konfirmoi se aksidenti ndodhi dje derisa po shkonin në qendrën trajnuese Yukon në afërsi të Salche që është rreth 50 kilometra në juglindje të Fairbanks.

Në mjetin transportues në momentin e aksidentit ndodheshin 17 ushtarë, kurse ekipet emergjente dolën menjëherë në vendin e ngjarjes për të ndihmuar 12 ushtarët e lënduar, transmeton Telegrafi.

Pennell theksoi se dy ushtarët me lëndime më të rënda janë dërguar me autoambulancë në qendrën klinike Providence në Anchorage.


“Jemi të shokuar dhe e gjithë njësia jemi të gatshmë të ofrojmë ndihmën e nevojshme për familjet e dy ushtarëve të vdekur por edhe të atyre që janë në spital”, shtoi ai.

Deri më tani akoma nuk dihen shkaqet që quan në rrokullisjen e mjetit, shkruan Associated Press. E Pennell tha se duke marrë parasysh se ka të vdekur, ushtria në Alabama do të dërgojë një ekip hetues.

Emrat e dy ushtarëve pritet të zbulohen nesër, pasi që familjet e tyre të informohen për çdo detaj. Ky është rasti i dytë i një aksidenti të tillë në Alaskë që po i ndodhë ushtrisë amerikane. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Amerika
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Evropa
“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

Botë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Kalo në kategori