Rrjeti i Shitësve me Pakicë, me qëllim të vlerësimit të ndikimit të pandemisë COVID-19 në sektorin e shitjes me pakicë ka përfunduar një anketë me anëtarët që përfaqëson, rezultatet e së cilës kërkojnë vëmendje të shtuar nga ana e institucioneve qeverisëse dhe konsensus mes partive politike lidhur me Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike.
Bazuar në rezultatet e anketës, 80 për qind e bizneseve vlerësojnë se kanë pasur rënie domethënëse të të ardhurave. Vendosja e masave kufizuese si dhe rënia e aktivitetit ekonomik si pasojë e gjendjes emergjente të shëndetit publik ka ndikuar në masë të madhe në operimet e bizneseve, gjersa një numër i konsiderueshëm i tyre edhe nuk janë lejuar të ushtrojnë aktivitetin ekonomik.
Në këtë drejtim, 60 për qind e bizneseve konsiderojnë se kjo situatë ka ndikuar shumë në ndryshimin apo ristrukturimin e objektivave të tyre strategjike, duke vënë theksin mbi nevojën e intervenimit të institucioneve qeverisëse me masa stimuluese ekonomike.
Rënia e fuqisë blerëse, likuiditeti i ultë, dhe zbutja e besimit të konsumatorit përbëjnë sfidat më të rëndësishme që kanë ndikim direkt në të bërit biznes gjersa situata me përhapjen e COVID-19 nuk duket optimiste. Në këtë drejtim, 80 për qind e bizneseve konsiderojnë se do të ketë rënie të mëtutjeshme të konsumit pas pandemisë, duke sugjeruar kështu për një tronditje të madhe ekonomike.
Megjithatë, përkundër dëmtimit të theksuar të zinxhirit të furnizimit gjatë kësaj periudhe, çmimi i produkteve në treg ka mbetur i njëjtë, gjersa vështirësitë në furnizim vazhdojnë të mbeten problem për 20 për qind të bizneseve.
Lidhur me tregun e punës, 60 për qind e bizneseve operuese në sektorin e shitjes me pakicë kanë bërë të ditur se nga puna kanë larguar apo pushuar më shumë se 50 punëtorë pas përhapjes së pandemisë COVID-19. Në anën tjetër, 40 për qind e bizneseve nuk kanë asnjë të punësuar të larguar apo pushuar nga puna.
Marrë parasysh këto të dhëna, Rrjeti i Shitësve me Pakicë, konsideron se situata e krijuar duhet të shërbejë si një klithmë për ndërhyrje sa më të shpejtë në ekonomi përmes një pako gjithëpërfshirëse stimuluese dhe se çdo vonesë në arritjen e konsensusit për Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike dëmton në themele bizneset.
Andaj, Rrjeti ripërsërit shqetësimin e anëtarëve lidhur me diskursin politik dhe kërkon nga partitë politike të arrijnë konsensus për miratimin e Pakos të Rimëkëmbjes Ekonomike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
Çka është Dashuria? Dhurata të përsosura për ata që duam
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe