Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati dhe kryeshefi ekzekutiv i KRU “Hidrodrini”, Dri Cena, kanë firmosur marrëveshje me rëndësi me të cilën Istogu dhe 20 fshatra kalojnë në menaxhimin e kompanisë edhe për sistemin e rrjetit të kanalizimit.

Këtë gjë e kanë bërë të ditur KRU “Hidrodrini”, nëpërmjet rrjetit social Facebook, të cilët kanë njoftuar konsumatorët e saj për bashkëpunimin më komunën e Istogut dhe cilat fshatra do të lidhen me sistemin e kanalizimit.


Ilir Ferati dhe Kru Hidrodrini Nënshkrimi i marrëveshjes nga kryetari Ilir Ferati dhe kryeshefi ekzekutiv i KRU "Hidrodrini", Dri Cena 

“Zonat që kanë kaluar në menaxhim nga sot janë qyteti i Istogut, Istogu i poshtëm, Muzhevina, Tomoci, Dubrava, Rakoshi, Uça, Llukaci i thatë, Zallqi, Gurrakoci, Lubozhda, Prigoda, Vrella, Studenica, Orroberda, Kaliqani, Banja, Staradrani, Kovraga, Shushica dhe Zhakova ku banorët janë të kyçur dhe e shfrytëzojnë rrjetin e kanalizimit”, kanë shkruar nga KRU “Hidrodrini”, transmeton Telegrafi.

marveshja Zyrtarë komunal dhe ata të KRU "Hidrodrini" gjatë finalizimit të marrëveshjes 

Ndryshe, KRU "Hidrodrini", gjithashtu ka ndërmarrë disa aksione për shkyçje nga rrjeti i ujësjellësit në disa vende të Istogut, për shkak të keqpërdorimit të ujit nga qytetarë të papërgjegjshëm. /Telegrafi/