Kryeministri Avdullah Hoti mbajti një konferencë virtuale me përfaqësuesit e Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare nga 25 shtete të ndryshme të botës (SHBA, Evropë dhe Australi).
Hoti theksoi se nga qershori i këtij viti, Qeveria ka arritur të kursejë dhe realizojë një buxhet prej rreth 365 milionë euro për pakon emergjente dhe pakon për rimëkëmbjen ekonomike. Ai qartësoi se nga pakoja për rimëkëmbje ekonomike prej 87 milionë euro, mbështetje financiare direkte kanë përfituar 36 mijë e 679 biznese me 206 mijë e 582 punëtorë.
Kryeministrit paralajmëroi fillimin e përgatitjeve për pakon e re për rimëkëmbje ekonomike në vlerë prej 182 milionë euro, për vitin 2021. Po ashtu bazuar në rekomandimet e asociacioneve të biznesit, ai tha se Qeveria do të shqyrtojë edhe ndryshime të tjera, përkatësisht një pako të re fiskale gjatë vitit 2021.
Afaristët nga Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës Shqiptare, duke pasur parasysh vështirësitë e të bërit biznes në kohë të pandemisë Covid -19, i dhanë mbështetje Qeverisë së Kosovës për ndërmarrjen e masave që ndihmojnë sektorin privat në rrethanat e krijuara.
Hoti mirëpriti gatishmërinë e tyre për të qenë pjesë aktive e zhvillimit të afarizmit në Kosovë, duke theksuar mundësitë e krijuara për investime nga marrëveshja e 4 shtatorit në Uashington dhe nga ndihma përmes projekteve zhvillimore të BE-së për Ballkanin Perëndimor, në vlerë prej 27 miliardë eurove, për 5 vjetët e ardhshme.
Pas referimit për organizimin e rrjetit global dhe gatishmërinë për bashkëpunim dhe investime në Kosovë, u arrit pajtueshmëria që takimi vjetor i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare të mbahet në Prishtinë në fillim të vitit 2021.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kosova në krizë investimesh? Ekspertët kërkojnë qasje të re nga institucionet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë