LAJMI I FUNDIT:

Rrjet i ri elektrik në Jabllanicë të vogël të Pejës

Rrjet i ri elektrik në Jabllanicë të vogël të Pejës

Më shumë se 120 ekonomi familjare vetëm në Jabllanicë të vogël të Pejës, janë përfitues të investimeve nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS.

Instalimi i rrjetit të ri elektrik në këtë vend ka ndikimin parësor në kualitetin dhe stabilizimin e furnizimit me energji elektrike për ekonomitë familjare. Pashmangshëm është ulur në zero edhe ekspozimi ndaj rrezikshmërisë dhe kontaktit si për banorët ashtu edhe për frekuentuesit në këtë fshat të Pejës.


Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala deklaron se investimi drejtpërdrejt ndikon edhe në furnizimin me tension stabil, ndërkaq tregon për investimet që KEDS ka bërë në Jabllanicë të vogël.
“Projekti në Jabllanicë të Vogël është kryer me sukses dhe aty është punuar në rrjetin e tensionit të ulët. Janë vendosur 41 shtylla betonit 9/1000 dhe 2900 metra kabllo ajrore për tension të ulët”, është shprehur Buzhala.

Edhe banorët kanë ndjerë dukshëm investimin. Musa Rexhaj, banor dhe aktivist shumëvjeçarë i këtyre anëve thotë se çdo investim në fshatin e tyre është i mirëseardhur dhe ndikon në përmirësimin e kushteve për jetë.

“Jabllanica e vogël ka popullatë të madhe. Janë ndoshta mbi 1300 banorë. Investimet e KEDS-it deri këtu kanë qenë shumë të nevojshme për ekonomitë tona familjare. Pa tension stabil nuk mund ti ndezësh as elementët elementare të amvisërisë e lëre më diçka tjetër. Ne mirëpresim secilin investim që e bënë KEDS-i këtu”, ka deklaruar Rexhaj.

KEDS-i në kuadër të këtij investimi ka vendosur gjithashtu edhe një trafo të re, me standarde evropiane.

Jabllanica e vogël e Pejës, gjeografikisht është një prej zonave të njohura si pozicion ku erërat janë të ashpra, andaj edhe vendosja e rrjetit të ri elektrik nga KEDS ndihmon në eliminimin e problemeve, siç ishin në të kaluarën, shkëputja e kabllove dhe rrezikimi nga shtyllat e vjetruara të drurit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Ekonomi
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Ekonomi
Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Botë
Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë

Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë

Ekonomi
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi

Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi

Ekonomi
Kalo në kategori