LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhin pamjet e Nissan Sentra 2020 (Foto)

Rrjedhin pamjet e Nissan Sentra 2020 (Foto)

Modeli gjashtëvjeçar Sentra, do të pësoi ndryshime të dukshme

Gjenerata e shtatë e Nissan Sentra, është në treg për shtatë vite, pa ndonjë ndryshim të dukshëm, transmeton Telegrafi.

Dihet që prodhuesi japonez e kishte përditësuar me një version të ri për 20019, teksa nuk pritej se do të ketë ndonjë lajm të ri për të.

Almuraba.net i ka siguruar pamjet e rrjedhura të Nissan Sylphy 2020, emër me të cilin Nissan e quan Sentran në Kinë.

Përdorja e emrave tjerë, është praktikë e shpeshtë në industrinë e automobilizmit, derisa është në përgatitje të ndonjë veture të re – Sentra është quajtur edhe si Sunny, Teana, Pulsar dhe Tsuru në disa zona testimi.

Sipas pamjeve të rrjedhura, që janë shfaqur shumë më herët se që është pritur, shihet se makina ngjanë më së shumti me Altima dhe Maxima.

Krahasuar me modelin e tanishëm, Sentra e re është më e ulët, ndërsa shumë më e gjerë dhe e gjatë. Modeli Sentra ka huazuar grillin në formë V të Nissanit, si dhe dritat LED në formë bumerangu. /Telegrafi/