LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhat e ujit shkaktojnë probleme të shumta në rajonin e Gostivarit

Rrjedhat e ujit shkaktojnë probleme të shumta në rajonin e Gostivarit

Kushtet klimatike gjatë ditëve të fundit, si reshjet e shiut dhe shkrirja e borës në rajonin e Gostivarit kanë shkaktuar probleme në disa shtëpi.

Rruga rajonale Gostivar-Serbinovë prej mbrëmë është në ndërprerje, ndërsa në afërsi të fshatit Lakavicë në rrugë është rrëzuar një dru, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas informacioneve të Qendrës për Menaxhim me Kriza dhe SPB Tetovë, probleme me zhvillimin e komunikacionit ka pasur edhe në rrugën rajonale Çegran-Tumçevishte, ku për shkak të daljes së ujit ai zhvillohet me vështirësi.


Ndërsa uji i lumit Vardar mbrëmë ka shkaktuar vërshime të disa shtëpive në Balindol, ndërsa në rrezik janë edhe disa shtëpi tjera në lagjen Banjeshinca.

Përndryshe, niveli i Vardarit në rajonin e Pollogut është rritur dhe ekziston rrezik nga dalja e tij nga shtrati./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Lajme
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Politikë
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Politikë
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Lajme
Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë

Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori