LAJMI I FUNDIT:

Rritje e potencialeve turistike në jug të Shqipërisë

Rritje e potencialeve turistike në jug të Shqipërisë

Rritja e fluksit turistik në Shqipëri nxjerr përballë qeverisë shqiptare sfida reale për të përballuar numrin në rritje të turistëve, si dhe për të garantuar infrastrukturën e nevojshme.

Në një shkrim për turizmin në Shqipëri, ekspertja e Bankës Botërore, Anita Ellmauer-Klambauer veçon Sarandën si një nga kujtimet më të mira të verës.

Duke analizuar rritjen e turizmit në Shqipëri dhe nevojat që dalin përballë qeverisë për përballimin e fluksit turistik, ekspertja e BB-së ndalet te dy projektet e mbështetura nga BB.


Konkretisht, për të adresuar mungesën e hapësirave publike dhe përmirësuar lëvizshmërinë në Sarandë, qeveria shqiptare, sipas saj, ka prezantuar një projekt të mbështetur nga Banka Botërore, i cili përfshin rinovimin e shkallëve të Sarandës dhe rehabilitimin e shëtitores në buzë të detit, transmeton atsh.

Këto dy investime, tha Ellmauer-Klambauer, janë vetëm fillimi i një serie aktivitetesh të rivitalizimeve urbane në qytet.

Përveç qytetit bregdetar piktoresk të Sarandës, projekti mbështet edhe Përmetin, destinacion ekoturizmi, si edhe Gjirokastrën dhe Beratin, dy vende të mahnitshme të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Po ashtu, përveç rivitalizimit urban dhe përmirësimeve në infrastrukturë, përfshirë edhe restaurimet e trashëgimive kulturore, projekti fokusohet në përmirësimin e vendeve turistike në jugun e Shqipërisë, si mbështetjen e sektorit të turizmit, si për shembull zhvillimin e produkteve të turizmit dhe lidhjen e tyre me tregje të mundshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Kalo në kategori