LAJMI I FUNDIT:

Rritja e tensioneve në veri, zyrtarët amerikan Escobar dhe Chollet sot në Kosovë

Rritja e tensioneve në veri, zyrtarët amerikan Escobar dhe Chollet sot në Kosovë

Në kohën kur në veri të Kosovës po shënohen incidente të shumta, dhe situata aktualisht është e brishtë, sot në Prishtinë do të jenë dy zyrtarë amerikan.

Gabirel Escobar, i dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, i cili ka arritur mbrëmë në Kosovë, gjatë ditës së sotme pritet të ketë takim me shefin e Qeverisë, Albin Kurtin.

Përveç Escobarit, për vizitë në Prishtinë do të jetë edhe këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.


DASH ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht datat e vizitës së tyre në Kosovë. Ndonëse, për Escobar’in thonë se “udhëton shpesh në rajon dhe do të jetë aty për konsultime të rregullta”.

Escobar të dielën ka vizituar Manastirin e Deçanit. Kjo u bë e ditur nga vet Manastiri përmes faqes së tyre zyrtare në Twitter.

Vizita e Escobar dhe Chollet, vjen menjëherë pas asaj të emisarit të BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçk, i cili qëndroi në Prishtinë e Begorad për tu takuar me krerët e dy shteteve.

Po ashtu, kjo vizitë vjen edhe disa ditë pas njoftimit të kryediplomatit evropian, Josep Borell, se Prishtinës dhe Beogradit u është dorëzuar teksti i përditësuar i të ashtuquajturit plan franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve.

Ky plan, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, synon për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori