LAJMI I FUNDIT:

Rritja e sigurisë e ka shtrenjtuar lehtë Nissan Kicks, çmimin fillestar vazhdon ta ketë të arsyeshëm

Rritja e sigurisë e ka shtrenjtuar lehtë Nissan Kicks, çmimin fillestar vazhdon ta ketë të arsyeshëm

Për 16,800 euro, mund të blihet versioni standard i kësaj makine

Si model i vitit 2020, Nissan Kicks vjen me një shtrenjtim të lehtë në çmim, për shkak të rritjes së nivelit të sigurisë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, çmimin fillestar vazhdon ta ketë të arsyeshëm, pasi fillon nga 16,800 euro, për dallim nga 16,600 euro sa kushtonte në fillim modeli i tanishëm.

Versioni Kicks SV fillon nga 18,300, derisa Kicks SR kushton 19 mijë euro, ndërsa në çmime nuk janë të përfshira edhe shpenzimet për transport.

Derisa çmimi është rritur lehtë, niveli i sigurisë është shtuar në masë të madhe, si standard në të gjitha makinat, nëpërmjet Nissan Safety Shield.

Në të përfshihen frenimi automatik emergjent pas detektimit të kalimtarëve, frenimi automatik i rrotave të pasme, paralajmërimi në tejkalimin e shiritave, si dhe disa paralajmërime tjera.

Brenda Nissan Kicks, është motori me 1.6 litra që prodhon 122 kuaj fuqi, ndërsa është e pajisur me teknologji modern. /Telegrafi/