Rritja e rasteve me HIV/AIDS në Kosovë, Sadiku flet për hapjen e këshillimores së parë në Prishtinë

Në vitet e fundit në Kosovë ka pasur rritje të numrit të personave të prekur nga HIV/AIDS. Për të ofruar këshilla dhe teste rreth sëmundjeve seksuale, në Prishtinë para disa ditësh është hapur edhe këshillimorja e parë për sëmundjet HIV/AIDS, Hepatit B dhe C dhe Sifilis.
Qytetarët do të mund të marrin këshilla dhe të kryejnë testime falas në këshillimore e cila gjendet në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se këshillimorja do të jetë e hapur nga dita e hënë deri të premten, duke filluar nga ora 07:00 deri në ora 15:00.
“Kemi arritur falë CDF-së që menaxhon me fondet globale, që janë fondet që jepen për HIV/AIDS, ku Koosva për vite të tëra përfiton nga grantet. Njëri nga qëllimet e këtij granti, është ruajtja e shëndetit seksual tek të rinjtë dhe tuberkulozi. Ne kemi arrit bashkë më ta me hap këshillimoren e parë, e cila do të ketë për qëllimin këshillimin dhe testim falas për HIV/AIDS, HEPATIT B dhe C, dhe SIFILIS, që janë sëmundje shumë të shpeshta, sidomos te te rinjtë, dhe po potencoj në këshillimore të gjitha shërbimet do të bëhen falas, dhe e dyta është së ruhet konfidencialiteti, pra të gjitha shërbimet do të bëhen përmes një kodi”, është shprehur ai.
Gjithashtu, Sadiku bëri të ditur se do të rrisin edhe numrin e profesionistëve shëndetësore të angazhuar në këtë qendër.
Duke folur për numrin e personave të prekur nga HIV/AIDS në Kosovë, ai tha se viteve të fundit kanë vërejtur rritje të numrit të personave të prekur nga kjo sëmundje.
“Kosova është vend që ka numër të ulët me HIV/AIDS, por kjo nuk do të thotë që ne nuk kemi raste. Për arsye se HIV, është një infeksion, ku problematike është inkubacioni i zgjatur, koha mund të zgjate me vite, deri 10 vite. Një person, mund të jetë i infektuar me HIV, por nuk e dinë, pra, ai mund të jetë burim i infeksionit. Përmes këshillimoreve do të japim sa më shumë informata”, tha gjatë intervistë Sadiku.
Drejtori i Shëndetësisë, tha se trendi i rritjes së rasteve duhet hulumtuar.
“Kosova ka numër të vogeël të HIV/AID, por në vitet e fundit ka pasur tendencë të rritjes së numrit, janë diku 15 te infektuar, pra është numër shumë më i lartë se viteve të kaluara, kur kanë qenë nga tri, katër raste. Këtë trend të rritjes ne duhet të hulumtojmë, dhe duke bërë teste ne mund të dimë… Ne kemi popullsinë me moshë shumë të re, dhe seksualisht aktiv, e treta ne kemi shumë migrim të popullsisë, kemi diku 1 milion njerëz që jetojnë jashtë, që herë pas herë vijnë në Kosovë. Priten lëvizje edhe më shumë pas 1 janari, dhe kjo mund të krijojë rrezikshmëri për rritje të numrit me HIV/AIDS”, potencoi ai.
Në intervistë ai ka folur edhe për fushatën kundër kancerit të gjirit, ku siç tha ai, tashmë janë duke parë rezultatet e fushatës.
Po ashtu, ai tha se në vitin 2024 prite edhe ndërtimi i spitalit të kryeqytetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historiku: Atentati që tronditi Lezhën sonte, djali i viktimës i përfshirë në vrasjen e Brilant Martinajt

Haxhi Avdyli i LVV-së konfirmon marrëveshjen me Nismën: I kemi 61 vota

Gjithçka që ndodhi në seancën e dytë të dështuar për konstituimin e Kuvendit

Sot i ekzekutuan babanë në Lezhë, kush ishte Roan Brahimi i vrarë në Greqi - njihej si kundërshtarë i Ervis Martinajt

Deliu-Kodra: Qëndrimi i Nismës mund të ndryshojë sipas rrethanave politike

Kurti: Japonia mbetet një nga miqtë tanë më të ngushtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Gjesti befason me deklaratën në Big Brother VIP Albania: Unë vet e kam bërë punën që të më goditë dikush

I qeshur dhe duke bërë shenjën e grushtit - Jozi shfaqet në një tjetër video mes miqsh në Tiranë

Atentat me katër të plagosur në Tiranë, mes tyre dy të mitur

Historiku: Atentati që tronditi Lezhën sonte, djali i viktimës i përfshirë në vrasjen e Brilant Martinajt

Meloni takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë - italiania befasohet nga furia e gazetarëve

"Pa të në fushë Man Utd do të luftonte për mbijetesë" - Rio Ferdinand tregon lojtarin më të rëndësishëm të Djajve të Kuq