LAJMI I FUNDIT:

Rritja e rasteve me COVID-19, Hoti: Institucionet po bëjnë të pamundurën që ta mbajnë nën kontroll situatën

Rritja e rasteve me COVID-19, Hoti: Institucionet po bëjnë të pamundurën që ta mbajnë nën kontroll situatën
Foto: Arkiv

Rastet ditore me Covid-19 tashmë kanë arritur mbi 500. Megjithatë, kryeministri Avdullah Hoti vlerëson se situata me pandeminë e kanë ende nën kontroll.

Përmes një statusi në Facebook, Hoti ka thënë se numri i testimeve për COVID-19 po rritet, sikurse po rritet edhe numri i rasteve, ndërsa institucionet tona po e bëjnë të pamundurën që ta mbajnë nën kontroll këtë situatë, sidomos stafi shëndetësor, prandaj ka kërkuar që edhe qytetarët ta japin ndihmën duke respektuar rekomandimet shëndetësore.

“Të gjithë duhet të bëjmë pjesën tonë! Vetëm duke mbajtur maskën dhe duke ruajtur distancën, mund ta fusim nën kontroll këtë valë të dytë të #COVID19 dhe ta mundim virusin.


Numri i testimeve për COVID-19 po rritet, sikurse po rritet edhe numri i rasteve. Ne vazhdojmë ta kemi situatën nën kontroll dhe kemi shumë më pak të infektuar në krahasim me rajonin dhe Evropën. Institucionet tona po e bëjnë të pamundurën që ta mbajnë nën kontroll këtë situatë, sidomos stafi shëndetësor, prandaj t’i ndihmojmë ata.

Ta bëjmë këtë për shëndetin tonë, të familjes dhe të afërmve tanë. Ta bëjmë për mirëqenien tonë.

Trajektores së kuqe që ka filluar të ngrihet, mund t’ia ndalim hovin vetëm duke i respektuar masat për parandalim të përhapjes së virusit”, ka shkruar Hoti në Facebook.

&

Në trend Lajme

Më shumë
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

Lajme
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Lajme
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Lajme
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Kronika e Zezë
Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar

Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar

Lajme
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Lajme
Kalo në kategori