LAJMI I FUNDIT:

Rritja e rasteve me coronavirus, Gjykata Themelore në Gjilan redukton stafin

Rritja e rasteve me coronavirus, Gjykata Themelore në Gjilan redukton stafin

Gjykata Themelore në Gjilan ka njoftuar se pas situatës së fundit me pandeminë COVID- 19, ku është rritur numri i të infektuarve, ka marr vendim që të reduktohet numri i gjyqtarëve dhe stafit administrativ.

“Duke ju përmbajtur rekomandimeve të Institutit të Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHP) dhe Planit Emergjent për Menaxhim Krizash të miratuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, është marr vendim që në Gjykatë të trajtohen vetëm rastet e natyrës urgjente, në Departamentin e Krimeve të Rënda dhe Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal, vetëm rastet me paraburgime”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndërkohë, në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Civil, do të trajtohen vetëm rastet e natyrës urgjente, siç janë urdhër mbrojtjet dhe masat e përkohshme – masat siguruese.


Zyrtarët e gjykatës do të vazhdojnë të punojnë rastet kur është e mundur dhe e lejuar me ligj të punohet në mënyrë elektronike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Kronika e Zezë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Kalo në kategori