LAJMI I FUNDIT:

Rritja e numrit të infektuarve me COVID, Haxhiu kërkon seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit

Rritja e numrit të infektuarve me COVID, Haxhiu kërkon seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, pas rritjes enorme të numrit të infektuarve me COVID-19, ka kërkuar që të thirret seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës.

Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “sistemi shëndetësor mund të kolapsojë dhe vendin mund ta shpëtojmë nga katastrofa shëndetësore vetëm nëse bëhemi të gjithë bashkë për të mposhtur pandeminë.

“Duke parë paaftësinë dhe papërgjegjësinë e Qeverisë dhe të Presidentës, kërkoj nga Glauk Konjufca  kryetar i Kuvendit të Kosovës që të thërras seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për të diskutuar për situatën me pandeminë në të cilën është futur vendi”, ka shkruar Haxhiu.

Postimi i plotë i Haxhiut:

“6765 raste pozitive, 20 vdekje nga COVID-19 në tri ditët e fundit në Kosovë.

Nga data 29.03.2021 kur ka filluar vaksinimi për 5 muaj vetëm 12% të qytetarëve të Kosovës janë vaksinuar me dy dozat e vakisinës anti-COVID-19.

Pa përgjegjësi totale e Qeverisë së Kosovës, përderisa Albin Kurti merret  me Bulliqin e Isufin për tema aspak aktuale, Arben Vitia kandidon për Prishtinën, mjekët janë pa mbeshtetje, spitalet janë  pa barna, pacientët pa mbeshtetje!

Fatkeqësisht, përderisa Kosova po shkon drejt katastrofës shëndetësore, jemi pranë rrëzikut që sistemi shëndetësor të kolapsoj totalisht.

Duke parë paaftësinë dhe papërgjegjësinë e Qeverisë dhe të Presidentës, kërkoj nga Glauk Konjufca  kryetar i Kuvendit të Kosovës që të thërras seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për të diskutuar për situatën me pandeminë në të cilën është futur vendi.

Sistemi shëndetësor mund të kolapsoj dhe vendin mund ta shpëtojmë nga katastrofa shëndetësore vetëm nëse bëhemi të gjithë bashkë për të mposhtur pandeminë.

Qeveria ka dështuar në vaksinim dhe menaxhim të pandemisë, andaj Kuvendi duhet të marrë përgjegjësinë që i takon me Kushtetutë, për t’i shpëtuar nga katastrofa shëndetësore qytetarët e Kosovës”, tha Haxhiu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
U konfiskuan uniforma të policisë serbe në veri, Sveçla: Dëshmi se mekanizmat e sigurisë së Serbisë janë përgjegjëse për tentativat për destabilizim dhe aneksim

U konfiskuan uniforma të policisë serbe në veri, Sveçla: Dëshmi se mekanizmat e sigurisë së Serbisë janë përgjegjëse për tentativat për destabilizim dhe aneksim

Siguri
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe

Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe

Siguri
​Deputetët serbë paguhen pa shkuar në seanca, mbi 300 mijë euro nga dhjetori i vitit 2022

​Deputetët serbë paguhen pa shkuar në seanca, mbi 300 mijë euro nga dhjetori i vitit 2022

Lajme
​Maqedonci: Anëtarësimi në NATO është nevojë urgjente për sigurinë e Kosovës

​Maqedonci: Anëtarësimi në NATO është nevojë urgjente për sigurinë e Kosovës

Lajme
Erdogan në takim me Kurtin: Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në çdo fushë

Erdogan në takim me Kurtin: Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në çdo fushë

Lajme
Kalo në kategori