LAJMI I FUNDIT:

Rritja e çmimeve të energjisë mund të mbyllë shumë furra buke në Holandë

Rritja e çmimeve të energjisë mund të mbyllë shumë furra buke në Holandë
Selling bread on the Dutch market, the Netherlands

Rritja e çmimeve të energjisë kërcënon të çojë në një valë mbylljesh në sektorin holandez të bukës, paralajmëruan sot lobet e industrisë dhe disa biznesmenë thonë se kostot janë rritur deri në dhjetëfish.

Statistikat holandeze tregojnë se inflacioni arriti në 12 për qind në gusht nga rritja e çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike prej 151 për qind në bazë vjetore.

“Dëgjoj nga shumë sipërmarrës se nëse kjo vazhdon shumë më gjatë, ata do të duhet të mbyllin dyqanet”, tha Marie-Helen Zengerink, drejtore e përgjithshme e Shoqatës holandeze të bukëpjekësve dhe pastiçerisë, e cila ka 1.600 furrtarë.


Ajo shton se kontratat e energjisë për shumë furra buke kanë skaduar ose do të skadojnë këtë vit dhe faturat e energjisë elektrike ndonjëherë shkojnë nga 3.000 euro deri në 30.000 euro në muaj.

“Nuk është një kosto që mund t’ua kaloni blerësve të një buke”, tha ajo.

Shoqata nxori një reklamë me faqe të plotë në një të përditshme holandeze sot, duke i bërë thirrje qeverisë të ndërmarrë masa ndaj rritjes së kostove të energjisë. /kp/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Kalo në kategori