Kohët e fundit, inflacioni ka prekur pjesën më të madhe të botës, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dalluar si një nga vendet më të prekura prej tij në muajt e fundit.
Me një normë vjetore inflacioni prej 6.2 për qind në muajin tetor, SHBA-ja tani po kalon një rritje të çmimeve me përmasat më të larta në më shumë se 30 vjet.
Sipas një studimi të Qendrës Kërkimore PEW, në tremujorin e tretë të vitit 2021, vendi u rendit i teti me normën më të lartë vjetore të inflacionit midis 46 vendeve që u shqyrtuan. SHBA pati gjithashtu rritjen e tretë më të lartë të inflacionit, me 3.58 pikë përqindjeje, ndërmjet tremujorit të tretë të 2019-së dhe të njëjtës periudhë të këtij viti. Asaj ia kalonte vetëm Brazili dhe Turqia, të dyja vende me ekonomi më pak të zhvilluar që në përgjithësi përballen me norma të larta të inflacionit më shpesh se SHBA.
Amerikanët, veçanërisht të varfrit, janë duke u përballur me efektet e inflacionit në një moment që çmimet e ushqimeve janë rritur në të gjithë botën në prag të Ditës së Falënderimeve. Çmimet e ushqimeve në nivel botëror po arrijnë shifrat më të larta në dekada, sipas Shoqatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë. Kur bëhet fjalë për mallrat e tjera, si çipat gjysmëpërçues dhe gazi natyror, problemet me zinxhirin e furnizimit e kanë përkeqësuar akoma më shumë situatën, duke i rritur çmimet në nivele më të larta ndërkohë që oferta përpiqet të plotësojë kërkesën.
Ndërsa çmimet vazhdojnë të rriten, inflacioni është bërë një problem politik për presidentin Joe Biden. Sipas kompanisë së sondazheve Gallup, 26 për qind e amerikanëve thonë se shqetësime ekonomike të tilla si papunësia, inflacioni ose ekonomia në përgjithësi janë problemi kryesor i vendit. Shtatë për qind identifikuan specifikisht inflacionin si çështjen më urgjente të vendit.
Shumë amerikanë duket se fajësojnë Bidenin, shkalla e miratimit e të cilit është në rënie të lirë në secilin prej shteteve të fushëbetejës. Presidenti nga ana e tij, e ka bërë një pjesë kyçe të agjendës së tij zgjidhjen e ҫështjes së rritjes së çmimeve, duke dyfishuar përpjekjet për të lehtësuar problemet e zinxhirit të furnizimit, duke zhbllokuar rezervat e naftës dhe duke emëruar Jerome Powell për një mandat të dytë si kryetar i Rezervës Federale.
Megjithatë, pavarësisht se është “udhëheqësja” e inflacionit, SHBA mbetet larg nga e vetmja ekonomi e zhvilluar që po preket prej tij. Si Zelanda e Re, ashtu edhe Spanja, përjetuan një rritje të normave të inflacionit me më shumë se 2 pikë përqindjeje ndërmjet tremujorit të tretë të 2019-ës dhe të njëjtës periudhë të këtij viti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë