LAJMI I FUNDIT:

Rritet prodhimi i industrisë përpunuese në Kosovë

Rritet prodhimi i industrisë përpunuese në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të martën Statistikat Afatshkurtra të Industrisë për muajin korrik 2023.

Prodhimi u industrisë përpunuese më i lartë në korrik 2023, sesa një vit më parë

Sipas ASK-së, në muajin korrik 2023 indeksi i vëllimit të industrisë kishte rritje në sektorin e industrisë përpunuese për 6,2%.


Ndërsa, kishte rënie në sektorët: furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (-6,5%); industri nxjerrëse (minierat dhe guroret) (-5,6%); dhe furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (-3,2%), krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (korrik 2022).

Indeksi i numrit të të punësuarve

Në muajin korrik 2023, indeksi i numrit të të punësuarve kishte ulje në sektorin e: industrisë nxjerrëse (minierat dhe guroret) (-15,2%); furnizimit me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (-4,0)%; furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (-3,8%); si dhe në sektorin e Industrisë përpunuese (-1,2%), krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Korrik  2022).

Për më shumë informata lidhur me Statistikat Afatshkurtra të Industrisë për muajin korrik 2023, vizitoni: https://ask.rks-gov.net/Themes/ShortStats