LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i udhëtarëve që shfrytëzojnë trenin dhe aeroplanin në Kosovë

Rritet numri i udhëtarëve që shfrytëzojnë trenin dhe aeroplanin në Kosovë

Në tremujorin e katërt të vitit 2018, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte 33 mijë persona, ndërsa sa i përket numrit të udhëtarëve me aeroplan ishte 500 mijë pasagjerë. Kështu thuhet në raportin “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit, tremujorin e katërt 2018”, publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas ASK-së, në territorin e Kosovës janë gjithsej 333 kilometra binarë hekurudhor për transport.

“Krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit 2017, numri i udhëtarëve është rritur për 31.68 për qind. Transporti i mallrave me tren në tremujorin e katërt të vitit 2018 ishte 213 mijë tonë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017, ku ka një rritje për 11.19 për qind”, thuhet në raport, përcjell Telegrafi.


Kurse sa i përket numrit të fluturimeve në tremujorin e katërt të vitit 2018, janë realizuar 1,862 fluturime ose 13.12 për qind më shumë se në tremujorin e njëjtë të vitit 2017.

“Numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti gjatë këtij tremujori ishte rreth 500 mijë, në raport me tremujorin e njëjtë të vitit 2017, ku ka një rritje për 19.63 për qind. Në vitin 2018, në Kosovë janë të regjistruara 343,631 mjete motorike dhe jomotorike, në raport me vitin 2017, ka një rritje për 2.75 për qind”, vijon raporti.

Sipas të dhënave të prezantuara, në vitin 2018 në territorin e Kosovës ka 2,075 kilometra rrugë, ku në kategorinë e rrugëve autoudhë ishin 6 për qind, rrugë nacionale 31 për qind, ndërsa 63 për qind janë rrugë rajonale. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori