LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i shtatzënave të infektuara me COVID, drejtori i Klinikës Gjinekologjike: Rekomandohet që të vaksinohen

Rritet numri i shtatzënave të infektuara me COVID, drejtori i Klinikës Gjinekologjike: Rekomandohet që të vaksinohen

Drejtori i Klinikës Gjinekologjike e Obstetrike, Jakup Ismajli ka bërë të ditur se është rritur numri i grave shtatzëna të infektuara me coronavirus, ndërsa theksoi se tashmë rekomandohet që edhe gratë shtatzëna të vaksinohen.

Ismajli në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se deri të martën në mesditë 25 gra shtatzëna janë së shtrira në repartin për COVID-19 në Klinikën e Gjinekologjisë, teksa 10 nga to po trajtohen me oksigjeno-terapi, e dy janë në gjendje më të rëndë.

“Kemi bërë disa herë apel që shtatzënat rekomandohet të vaksinohen, duke pasur parasysh që komplikimet janë shumë më të mëdha nga kjo sëmundje. Të gjitha shtatzënat përveç mbajtjes së distancës e masave tjera, e vetmja masë parandaluese në përhapjen e kësaj sëmundje është vaksinimi. Prandaj, unë rekomandoj që të gjitha shtatzënat të vaksinohen”, tha Ismaili.


Ndryshe, javën e fundit është rritur dukshëm numri i grave shtatzëna të infektuara me COVID-19 që po trajtohen në Klinikën Gjinekologjike e Obstetrike në QKUK dhe asnjëra nga to nuk është vaksinuar kundër coronavirusit.

“Nga këto 25 shtatzëna 10 janë në oksigjeno-terapi, ndërkaq dy të tjera janë pak më të prekura. Jemi në konsultim me pulmologun, anesteziologun, infektologun, kështu që janë në monitorim permanent nga ana e profesionistëve”, tha Ismaili.

Ai bëri të ditur që asnjëra nga shtatzënat që janë të infektuara me COVID-19, të shtrira në Klinikën që ai drejton, nuk ka marrë asnjërën nga dozat e vaksinës anti-COVID. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Lajme
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme

"Është koha që KEDS dhe Qeveria të japin llogari", Sejdiu ngre dyshime për transparencën e KEDS-it

Lajme
Kalo në kategori