LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i pacienteve që vuajn nga ankthi dhe depresioni në Maqedoninë e Veriut

Rritet numri i pacienteve që vuajn nga ankthi dhe depresioni në Maqedoninë e Veriut

Pandemia, lufta në Ukrainë dhe kriza ekonomike janë faktorët kryesorë që kanë ndikuar dukshëm në rritjen e numrit të pacientëve që kërkojnë ndihmë për shëndetin mendor, thotë neuro psikiatri Mice Duduçki. Ai tha se nuk ka ndonjë numër të saktë se sa është rritur ky numër, por vetëm theksoi se në klinikën e tij, gjatë orarit të punës, mezi gjejnë kohë për të pirë ujë. Pacientët më shumë kërkojnë ndihmë për ankth dhe depresion.

“Të gjithë këto faktorë, përfshirë krizën e luftës, krizën ekonomike dhe krizën me pandeminë Covid 19, ndikojnë ndjeshëm në funksionimin mental të të gjithë popullatës, veçanërisht tek kategoritë e pambrojtura që janë të rinjtë dhe të moshuarit, që janë më të ndjeshëm ndaj këtyre faktorëve stresuese që janë para se gjithash biologjike, sociale dhe psikologjike dhe si pasojë e kësaj kemi vërtetë rritje enorme të pacientëve që kërkojnë ndihmë psikiatrike para se gjithash për ankth, depresion, madje kemi edhe të tipit të psikozës paranojake”, tha Mice Dukuçki, neuro psikiatër.

Aktualisht nuk ka të dhëna zyrtare lidhur me numrin e përgjithshëm të pacientëve që kanë kërkuar ndihmë për shëndetin e tyre mendor, në nivel republikan, por siç duket qytetarët më shumë parapëlqejnë që të vizitojnë klinikat private. Të dhënat e Klinikës Universitare për Psikiatri në Shkup flasin për numër konstant të pacientëve prej para pandemisë e këtej.


“Numri është mjaft konstant, normal që kemi periudha të përkeqësimit kur fillojnë frikat e mëdha, një prej atyre frikërave ishte frika nga covidi sepse ishte një armik I cili ishte I padukshëm, mirëpo u gjet zgjidhje për atë. Tani e përmendët edhe luftën, lufta si luftë ndoshta ndodh në largësi fizike prej neve këtu, mirëpo pasojat e asaj lufte I ndjejmë të gjithë, pasojat ekonomike dhe energjetike dhe ajo I bren njerëzit…. Të gjitha janë të përfaqësuara, por, flas për pacientët e mi, predominon çrregullim I ankthit dhe I depresionit, I kombinuar”, shtoi Kadri Haxhihamza, psikiatër.

Psikiatri Kadri Haxhihamza tha se në vitin 2019 numri I pacientëve në Klinikën Universitare për Psikiatri ishte mbi 14 mijë, në vitin 2020 për shkak të izolimeve dhe kujdesit nga infektimi ky numër është ulur në mbi 12 mijë e 500, por në vitin 2021 ky numër është rritur në 16 201 pacientë. Në vitin 2022 nga 1 janari deri më 8 nëntor të dhënat flasin për 12 758 pacientë që kanë kërkuar ndihmë për shëndetin e tyre mendorë.

2019 nga 1 janari deri në 31 dhjetor 14 354
2020 nga 1 janari deri në 31 dhjetor 12 613
2021 nga 1 janari deri në 31 dhjetor 16 201
2022 nga 1 janari deri më 08 nëntor 12 758

Psikiatrit bëjnë thirrje që qytetarët të kenë kujdes për shëndetin e tyre psikologjik. Ata rekomandojnë më shumë dalje në natyrë, komunikim, lexim të librave dhe më shumë aktivitete rekreative./Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Lajme
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori