LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i emigrantëve që hyjnë ilegalisht në vend

Rritet numri i emigrantëve që hyjnë ilegalisht në vend

Nga një janari i këtij vitit e deri në fund të muajit maj, 3384 emigrantë kanë tentuar të hyjnë në Maqedoni në mënyrë ilegale nga të gjithë kufijtë e vendit, ndërkaq vetëm nga kufiri me Greqinë numri i emigrantëve që kanë provuar të depërtojnë brenda Maqedonisë ka qenë 3,150. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se të gjitha këta raste janë penguar nga ana e policisë, ndërkohë që shtojnë se tentativat e tilla kanë arritur kulmin gjatë muajit qershor.

Shoqatat civile të cilat merren me refugjatët thonë se javëve të fundit është shtuar dukshëm numri i emigrantëve të cilët depërtojnë brenda në vend.

“Periudhat verore nuk kanë qenë gjithmonë të frekuentuara nga ana e refugjatëve por ajo që po shohim ditëve të fundit është lëvizje më e madhe. Kemi situatë interesante, kthimi nga Serbia në Greqi, kështu lëvizja është rreth 30 emigrantë në ditë. Ne i detektojmë në kampin në Gjevgjeli dhe në fshatin Llojan. Refugjatët sirianë janë grupet me numër më të vogël, më së shumti ka refugjatë nga Afganistani, Pakistani dhe Irani”, deklaroi Mersiha Smajloviq nga shoqata “Legis”.


Pas mbylljes së të ashtuquajturës “rutë Ballkanike” emigrantët të cilët kanë arritur në Greqi kalojnë përmes Shqipërisë dhe Malit të Zi në Bosnjë. Nga aty ata shpresojnë të depërojnë në Kroaci e më pas në Slloveni. Gjatë javës që lam pas ministri i Brendshëm Oliver Spasovski deklaroi se Maqedoni nuk është asgjë më shumë se një koridor për rrugëtimin e tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori